Moskë
KGB i kthen Kishës relike fetare të vjedhura
Më shumë se një dyzinë relikesh fetare, përfshirë edhe një ikonë të shek. XVIII e porositur nga Cari Ivan i Tmerrshëm, iu kthyen Kishës Orthodhokse Ruse nga ish-KGB-ja në 20.6.1994. Zyrtarë pohuan se këto objekte ishin kapur nga nëpunësit doganorë në Shën Petërburg përpara se kontrabandistët t’i nxirrnin për shitje në Gjermani. Sergei Stepashin, drejtor i Shërbimit Kundërinformativ Federal i dorëzoi objektet Patrikut Aleks i II gjatë një ceremonie në manastirin Danilov, rezidencë zyrtare e udhëheqësit të Kishës Ruse, duke theksuar se ndihej i turpëruar nga qëndrimi jorespektues dhe i pangopur i treguar nga disa rusë ndaj objekteve të shenjta – njofton agjensica e lajmeve ITAR Tass. Veprat përfshinin 12 ikona, përkatësia kohore e të cilave arrinte deri tek shekulli i XVI, përshirë edhe ikonën e famshme “Nëna e Perëndisë Tikhvin”. Vjedhjet e vlerave kulturore nga muzeumet dhe kishat kanë ardhur në rritje në Rusi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.
Marrë nga SOP-i