Nr.ZOProt 16.10.2025
Lëndi: Falenderim
Drejtuar: Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Kryetari Z. Taulant Balla
Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Kryetari z. Gazmend Bardhi
Falënderim publik
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për qëndrimin e përgjegjshëm dhe të bashkuar të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me projektligjin e paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”.
Ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore dhe parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë, si dhe ndieshmërinë ndaj frymës dhe traditës kulturore e fetare të shqiptarëve.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në emër të pesë komuniteteve fetare në vendin tonë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë, që u tregua në këtë proces, duke e konsideruar këtë një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët.
Një falënderim i posaçëm u shkon ekspertëve të grupit të punës nga pesë komunitetet fetare, juristëve, sociologëve dhe specialistëve, që kanë kontribuar në përgatitjen e raportit profesional dhe në lobimin pranë institucioneve vendase e ndërkombëtare.
Këshilli Ndërfetar falënderon gjithashtu mediat shqiptare për pasqyrimin korrekt dhe të përgjegjshëm të deklaratave për shtyp, të raportit dhe të punës së grupit ndërfetar, duke ndihmuar në informimin e drejtë të opinionit publik.
Këshilli mbetet i angazhuar të kontribuojë me frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale të vendit tonë.
Këshilli mbetet i angazhuar të kontribuojë me frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale të vendit tonë, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë