Këshilli Botëror i Kishave – Mbledhja e parë e KQ pas Asamblesë së Porto Alegres
Nr.
Ri
Nga 31 gushti deri më 6 shtator, në Gjenevë u zhvillua mbledhja e
parë e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, pas Asamblesë
së Porto Alegres, që kishte si temë “Duke vepruar së bashku për
transformimin”. Në të mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, i cili kësaj
radhe ishte në funksionin e Presidentit.
Prioritetet e punës së KQ ishin: KBK dhe lëvizja ekumenike në
shek. XXI; United, misioni dhe spiritualiteti; Dëshmiapublike: përballë
pushtetit të afirmojmë paqen; Drejtësia, dhiakonia, kujdesi për krijesën;
Kooperimi dhe dialogu ndërfetar etj. Gjithashtu, u trajtuan dhe disa tema
aktuale, si Lufta në Liban; Fëmijët në konfliktet ushtarake, sidomos në Afri-
kë; Tregtia e barabartë; Përgjigjjae kishave ndaj problemit të SIDA-s etj.
KBK është organizata më e madhe ndërkristiane në botë, me 348
kisha anëtare, hdërsa Komiteti Qendror i saj përbëhet nga 160 anëtarë,
të zgjedhur midis kishave anëtare.