Gjenevë
Këshilli Botëror i Kishave mbështet konventën për vendet e shenjta fetare
KBK ka shprehur mbështetjen e tij për projektin e një Konvente ndërkombëtare për mbrojtjen e vendeve të kultit, që i është paraqitur Kombeve të Bashkuara nga Lëvizja ndërkombëtare për një botë të drejtë (JUST). Dokumenti i propozuar, synon të arrijë trajtimin e njëjtë të të gjitha komuniteteve fetare për sa i përket vendeve të shenjta. Përveç kësaj, konventa do të krijojë, në secilin nga vendet që do ta firmosin, komisione për vendet publike të kultit, të përbëra nga përfaqësues të besimeve të ndryshme, të ngarkuara për të vëzhguar zbatimin e dispozitave të konventës.