EmailFacebookKontakt

Keshilli Boteror i Kishave mbeshtet Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise

Fortlumturise se tij ANASTASIT
Kryepiskop i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise

Fortlumturia Juaj

Keshilli Boteror i Kishave eshte duke ndjekur me interesim te thelle zhvillimet e fundit ne Shqiperi te cilat ndikojne ne jeten dhe deshmine e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Ne moren dhe menduam me kujdes Apelin e ofruar nga Fortlumturia Juaj duke ndjekur arrestimin dhe perzenien e arkimandritit Krisostomos Maidhonis, gjithashtu deklaraten qe u ofrua rreth krizes se mevonshme midis Shqiperise dhe Greqise e cila pikelloi mijera viktima.

Ne jemi mirenjohes qe ne perballimin e nje situate kaq te rende, Fortlumturia Juaj lutet per te verteten dhe paqen, thirrje per nje dialog kuptimplote midis partive qe interesohen, konfirmon nevojen per nje bashkekzistence per te gjithe dhe angazhon veten e tij per te punuar drejt nje zgjidhjeje paqesore te krizes.

Ne deshirojme te konfirmojme se Keshilli Boteror i Kishave mbeshtet plotesisht punen e kryer nga Fortlumturia Juaj per ta rigjalleruar, dhe ne te verteten ringjalljen e Autoqefalise se Kishes Orthodhokse Shqiptare pas shume dekadash veshtiresish dhe fatkeqesish. Ne vleresojme thellesisht perpjekjet tuaja per t’i dhene mundesi Kishes te behet nje element pajtimi, nje komponent i rendesishem ne ndertimin e nje shoqerie te pasur dhe ne lidhjen e bashkesise me komunitetet nderkombetare.

Keshilli Boteror i Kishave mbeshtet fuqimisht te drejten e Autoqefalise se Kishes Orthodhokse Shqiptare te perdore, ne lirine e plote, sherbimin e saj baritor, shpirteror dhe dhiakonal (kujdesi per dhenien e ndihmave) ne perputhje me parimet e pergjithshme duke pranuar te drejtat humane, pa nderhyrje dhe interferenca nga brenda dhe jashte vendit.

Nderse jemi duke ju ndihmuar materialisht ne rindertimin dhe reabilitimin e punes Tuaj, ne gjithashtu garantojme Fortlumturise Tuaj mbeshtetjen morale te Keshillit Boteror te Kishave dhe si nje familje e tere ekumenike duke iu lutur Zotit t’ju fuqizoje Ju ne sherbimin Tuaj, dhe t’i dhuroje hirin e tij edhe tek populli shqiptar.

Me pershendetje vellazerore ne Zotin,

Konrad Raiser
Sekretar i Pergjithshem