Kërkohet të punësohet
DIACONIA AGAPES
Zyra zhvilluese dhe sociale brenda Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kërkon të punësojë:
Menaxher Projekti për ujrat
Kjo pozitë kërkon që aplikuesi të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Hidrologjisë, Institutin Bujqësor apo fakultete të cilat kanë lidhje me të, të ketë njohuri të thjeshta mbi principet e furnizimin me ujë. Aplikuesi do të ndihmojë në realizimin e projekteve të vogla për ujin e pijshëm, vaditjen, projekte bujqësore, si dhe në zhvillimin e zonave të varfera dhe të thella të Shqipërisë.
Ai ose ajo do të:
* ofrojë këshilla dhe asistencë profesionale për fshatarët dhe stafin e Diaconia Agapes në përpilimin dhe realizimin e këtyre projekteve.
* ndihmojë në administrimin e fondeve për skemën e kreditit për projekte të ndryshme.
* të bëjë përkthime në anglisht
* të angazhohet në punë dhe të jetë një anëtar fleksibël i stafit të zyrës Diaconia Agapes, me dëshirën për të mësuar dhe t’i kalojë aftësitë e tij personave të tjerë.
Kandidati duhet:
* Të ketë eksperiencë në realizimin e projekteve të ujit, si dhe projektet bujqësore.
* Të jetë punëtor i zellshëm dhe të kooperojë me pjesëtarët e tjerë të stafit.
* Të ndihmojë të varferit dhe ata që janë pa ndihmë, pa dallim besimi.
* Të ketë njohuri të mira të anglishtes në të folur dhe në të shkruar.
* Të jetë i krishterë Orthodhoksë.
* Të jetë i gatshëm për të udhëtuar shpesh nëpër Shqipëri.
* Njohuri mbi kompjuterin do të jetë një avantazh.
Personat të cilët plotësojnë kushtet e mësipërme duhet të caktojnë intervistën brenda datës 29 korrik 1996.
Personi kontaktues:
Penny Panyiota Deligannis, Drejtoreshë Diaconia Agapes
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Rruga e Kavajës Nr. 151
Tiranë
Tel: 341-17