EmailFacebookKontakt

Kërko Perëndinë dhe misteret e Tij

Kërko Perëndinë
dhe misteret e Tij

Erdhi koha, o shpirti im, erdhi koha, nëse do që të njohësh veten, qenien dhe rrugëtimin tënd; nga vjen dhe ku duhet të prehesh; nëse është jetë çka po jetojmë, apo duhet të përmirësohemi.

Fillo punën, o shpirti im, duhet të pastrosh jetën tënde.

Kërko Perëndinë dhe misteret e Tij:

Shiko se cila ishte më parë bota, çfarë ofronte për ty, nga vjen dhe cili është marshimi i saj.

Fillo punën, o shpirt, duhet të pastrosh jetën tënde.

Si qeveris Perëndia, si e mban universin e tërë?

Përse lëvizje këtu dhe atje prehje? Sa për ne, na rrëmben rryma e jetës.

Fillo punën, o shpirti im, mos shiko veç Perë- ndisë.

Çka ishte krenari më përpara, sot u bë turpi im.

Cila është lidhja ime me jetën? Dhe cili është fundi i kësaj lidhjeje?

Ndriço, o shpirti im, shpërnda çdo lajthitje.

Fillo punën, o shpirti im, mos iu dorëzo dhimbjes.

Shën Grigori i Nazianzit