EmailFacebookKontakt

Kërkesë e Këshillit të Përgjithshëm për zgjedhjen e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë

DOKUMENT HISTORIK
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqlpërisë
Kërkesë e Këshillit të Përgjithshëm për zgjedhjen e
Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë
Tërëshenjtëri,
Më Hirin Hyjnor, riorganizimi i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me
përpjekjet e anëtarëve të saj besimtarë dhe
me iniciativat kishtare të ndritshme të
Patrikanës Ekumenike, të Qendrës së
Nderuar të Orthodhoksisë dhe të veprimeve
të urta e të palodhura të Eksarkut të
Patrikanës Ekumenike, Mitropolitit Prof.
Anastas, po ecën në mënyrë të jashtë-
zakonshme. Me dhjetëra famulli ortho­
dhokse janë ringritur në tërë vendin, me
këshilla kishtare të zgjedhura, shumë kisha
ripërtërihen dhe rindërtohen, klerikë të rinj
po hirotonisen, përherë e më shumë pagë-
zime e mistere të tjera po kryhen. Kursi
Teologjik – ieratik me 58 studentë, gjatë
katërmujorit të fundit shënoi nje sukses të
veçantë. Pashka e sivjetme u festua me
pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve ortho-
dhoksë në kishat e qyteteve e të fshatrave
në tërë Shqipërinë. Udhëheqja e re e vendit,
e zgjedhur në mënyrë demokratike, e nderoi
në mënyrë të veçantë kishën tonë me letra
përshëndetjeje, deklarata, vizita zyrtare të
Shkëlqesisë së Tij Sali Berisha, President i
Republikës. Shkëlqesisë së Tij z. Aleksandër

Meksi, Kryeministër, Shkëlqesisë së Tij
z. Pjetër Arbnori, Kryetar i Parlamentit dhe të
kuadrove të tjerë të shquar të saj. Transmetimi
shumëorësh i Shërbesës së Pashkës nga TV
Shtetëror vuri në dukje në gjthë Shqipërinë rën-
dësinë, bukurinë dhe vlerën e Orthodhoksisë.
Me mijëra njerëz kërkojnë ta njohin atë më
mirë.
Por, që Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë të mund t’u përgjigjet kërkesave të
mëdha e urgjente të kohës dhe nevojave të
shumta të saj, por edhe të sigurohet tërësia e
saj nga futjet dhe ndërhyrjet e qendrave të tjera
kishtare dhe së fundi, që ajo të mund të
përfaqësohet në mënyrë kanonike dhe plotë-
sisht në të gjitha mbledhjet dhe punimet e
Kishave Orthodhokse dhe në përgjithësi, të
marrë pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha
veprimtaritë ndërkristiane, mendojmë se
paraqitet nevoja që të ketë sa më shpejt që të
jetë e mundur një Hierarki të aftë e të për-
shtatshme, të cilën e ka zhdukur persekutimi
shumë i gjatë ateist.
Prandaj i paraqesim me devocion Kishës
mëmë të Konstandinopojës lutjen që, duke u
mbështetur në interesimin e njohur dhe në
kujdesin kanonik të saj për Kishat Orthodhokse,

Tiranë, më 30 maj 1992
si edhe si Kishë që i akordoi Autoqefalinë
bijës së saj, të veprojë gjithçka duhet, në bazë
të së drejtës dhe detyrës, në mënyrë që të
plotësohet formimi kanonik dhe struktura e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë që tashmë ekziston, që ajo të
mund t’u përgjigjet kanonikisht me forcat e
veta nevojave gjthnjë e në rritje, si brenda
ashtu dhe jashtë saj.
Këtë letër do t’ia dorëzojë Kreut Tuaj
të Lartë të Përndershëm një përfaqësi e
Këshillit të Përgjithshëm Kishtar të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e
përbërë nga të përndershmit At Gaqo Petri,
At Kozma Qirjo dhe nga të nderuarit Dhimi-
tër Beduli dhe Aleko Dhima, autorizuar për
çdo propozim dhe veprim të mëtejshëm.
Mbi këto, duke shprehur përsëri
mirënjohjen e orthodhoksëve të Shqipërisë
për çdo gjë të çmuar që ka bërë Kisha Mëmë
e Konstandinopojës për ringritjen kanonike
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, mbetemi me respekt shumë të
thellë më Jisu Krishtin
Këshilli Kishtar i Përgjithshëm i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
(Marrë nga “Ngjallja” nr.2, tetor 1992)