“…Kemi të bëjmë me një mrekulli tëpërkryer,
tëcilën nuk egjen në asnjë nga Kishat e tjera Orthodhokse”
Përshëndetja e Patrikut Ekumenik, Vartholomeu I, me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit
Forthimturi, Kryepiskop i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë, vëlla shumë i
dashur dhe i shtrenjtë më Krishtin
Perëndi dhe bashkëmeshtar i
modestisë sonë Anastas, të përqafoj
vëllazërisht me respektin tonë të
Fortlumturisë më Zotin, dhe me tepër
dashuri ju drejtohem.
Ju drejtoj me gjithë zemër
përshëndetjen, së bashku me ju edhe
Sinodit Tuaj të Shenjtë, priftërisë së
nderuar dhe tërësisë së shpresëtarëve
të Kishës së Shenjtë Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, dhe marrim
pjesë me gjithë gëzim dhe kënaqësi,
duke falënderuar dhe lavdëruar
Perëndinë, në këtë panair festiv të
përvjetorit të dhjetë që nga fillimi i
përpjekjes së riorganizimit dhe
rilindjes, të nisjes fillimisht të veprës
suaj me cilësinë e Eksarkut (të
Dërguarit) të Patriarkanës Ekumenike
në Shqipërinë mike nga Kisha e Shenjtë
e Madhe e Krishtit, për të parë nevojat
që kishte si dhe për fillimin e
realizimit të tyre.
Duke sjellë ndër mend tashmë të
gjitha ato që janë arritur gjatë
dhjetëvjeçarit që kaloi nën drejtimin e
frymëzuar dhe mbikqyrjen e Fortlu-
mturisë Suaj, të vendosur prej Pa-
triarkanës Ekumenike si Kryepiskop
dhe Primat i Kishës së Shenjtë Or
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
dhe me bashkëpunimin e popullit
besimtar, por edhe me përkrahjen e
njëqëllimtë të zyrtarëve të vendit,
dëshmojmë se kemi të bëjmë me një
mrekulli të përkryer, të ngjashme, të cilën
nuk e gjen në asnjë nga Kishat e tjera
Orthodhokse, të cilat kanë vuajtur nën
regjimet mbytëse dhe ndrydhëse ateiste.
Po ashtu përgëzojmë dhe popullin tuaj
shpresëtar, dhe po e përsërisim, atë që
kemi thënë edhe gjatë vizitës sonë zyrtare
në Kishën tuaj të Shenjtë, se ajo, nga një
Kishë me probleme u kthye në mburrje
si për Kishën e Shenjtë të Madhe të
Krishtit ashtu edhe për ne personalisht.
Uroj me gjithë zemër që Kisha e
Shenjtë Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë të kalojë nga përparimi në
përparim dhe nga një lartësi në tjetrën,
duke ju ofruar pjesëtarëve të saj
gëzimin e krishterimit të parë të
bashkëkrijimit me bashkëpunim të
pandarë të klerit dhe popullit, si një
trup i vetëm i Krishtit. Veç të tjerash
ky unitet i bazuar në besën dhe
dashurinë e Krishtit përbën themelin
e qëndrueshëm dhe bazamentin e
paluajtshëm mbi të cilin ngrihet çdo
përparim dhe zhvillim në të gjithë
Kishën.
Ndërkohë, shfaqim përsëri edhe një
herë urimet dhe ndjenjat e Kishës
Mënë të Konstandinopojës si edhe
tonat personalisht për këtë përvjetor
të bekuar, të cilat do t’i transmetojë
nga afer delegacioni ynë i Patriarkanës,
i përbërë nga vëllezërit e Shenjtë:
Mitropoliti i Pergjit, zoti Evangjellos,
ai i Filadelfisë, zoti Meliton, si dhe
Episkopi i Filomilit, i dashuri më
Perëndinë, zoti Ilia. Përshëndesim
edhe një herë Fortlumturinë e dashur
dhe tepër të studiuar me puthje të
njëhershme vëllazërore dhe e mbyllim
me dashurinë e thellë më Zotin dhe me
nderim të veçantë
1 gusht 2002
Fortlumturisë Sonë të respektuar
Vëllai i dashur më Krishtin
Vartholomeu
i Konstandinopojës