Kemi gjetur mbështetje shpirtërore
dhe ekonomike
– Kisha jonë ndihmon të sëmurët me tumore –
Shoqata “S.O.B.”, që do
të thotë “Spitali On-
kologjik në Banesë”, mbë-
shtet shërbimin me të
njëjtin emër, i cili nga 1
tetori 1994 ka asistuar në
shtëpi 730 të sëmurë që
vuajnë nga tumoret në
fazë të avancuar dhe shu-
më të avancuar.
Qëllimi ynë është që
këta të sëmurë të mje-
kohen nëpër shtëpi, në
mjediset e tyre familjare,
njëlloj si në spitalet tra-
dicionale, pranë të afër-
mve të tyre. Duke qenë se
ky mjekim vazhdon gjatë
dhe është i kushtueshëm
për familjarët, Shoqata
jonë ka kërkuar dhe si
guruar herë pas here ndi-
hma materiale dhe me-
dikamente nga individë,
institucione dhe shoqata
të tjera.
Kisha Orthodhokse dhe
Klinika “Shën Lluka” ka-
në qenë mbështetësit
shpirtërorë dhe disa herë
materialë, të 3 mjekëve
dhe 2 infermierëve që ja-
pin pa u lodhur ndihmën
e tyre, për t’u gjendur
pranë familjarëve dhe të
sëmurëve.
Tani po punohet për të
gjetur rrugë dhe mënyra
për një mbështetje psiko-
logjike të të sëmurëve
dhe familjarëve, në peri-
udhën e vështirë që ka-
lojnë, edhe nëpërmjet
Kis.hës Orthodhokse, e ci-
la është shprehur e ga-
tshme, si gjithmonë.
Kjo mbështetje është
një shembull human i so-
lidaritetit dhe vllazërimit
për njëri-tjetrin në mo-
mentet e një sëmundje të
rëndë që kalon individi,
por që e vuan ekonomi-
kisht dhe shpirtërisht e
gjithë familja.
Ndaj, ekipi i “SOB-it”
falenderon nga zemra Ki-
shën Orthodhokse, duke
qenë i bindur se në të ka
gjetur një mbështetës të
fuqishëm.
Vladimir Bozdo, mjek