Oshënar Kristoduli, që jetonte në kohën e Kostandinit të Madh, zbriti një ditë nga shkretëtira në Aleksandri dhe u vinte vërdallë shtëpive të të pasurve, duke kërkuar para për t’ua shpërndarë të varfërve. Veç një nga këta të pasurit refuzoi, madje dhe i foli keq. Oshënari, sikur të mos kishte dëgjuar gjë, këmbëngulte t’i kërkonte. Atëhere ai i pasuri i pamëshirshëm u nxeh dhe e qëlloi në fytyrë. Por shenjtori i tha i patronditur:
– Faleminderit. Kjo shuplakë ishte për mua. Tani të lutem më jep edhe diçka për të varfërit.
Dhe i pasuri, i mahnitur dhe i penduar i dha shumë para…