EmailFacebookKontakt

Kavajë

Kavajë
Të Premten e Zezë dhimbja
e pësimeve të Zotit tonë lisu
Krisht, mbushi me besimtarë
kishën dhe rrugët. Shërbesa e
daljes së Epitafit nëpër qytet
ishte vërtetë e rrallë. Ndonëse
filloi të binte shi, askush nuk
u tërhoq dhe e shoqëruan epi-
tafin të përcjellë nga zërat e
ëmbël të korit të Kishës. Të
shtunën e madhe në mbrëmje,
besimtarë të shumtë mbushën
sërish kishën. Në orën 24.00
ishte shpërthimi i gëzimit të
madh. U ndezën qirinjtë,
shandanët, dritat, fishekzja-
rret, se lajmi i mirë iu dha të
gjithëve. Vezët u tokën me një-
ra-tjetrën dhe përshëndetja
“Krishti u Ngjall!” “Vërtet u
Ngjall!” u përsërit parreshtur
mijëra e mijëra herë. Besimta-
rëve iu lexua Mesazhi i Pa-

shkës i Kryepiskopit të Tira-
nës dhe të gjithë Shqipërisë,
Fortlumturisë së Tij Anastasit,
mesazh shprese, mirësie dhe
besim të pafundëm në Zotin e
Ngjallur.
Të martën e Ndritshme, pas
Pashkës së Shenjtë, At Petro
Thanasi kreu Liturgjinë Hy ­
jnore në Kishën e hijshme të
“Shën Premtes”, në periferi të
qytetit të Kavajës, në fshatin
Çetë. Si për nga vetë fakti se
festimi i kësaj të kremteje
është tradicional, njerëzit nuk
rreshtën deri në orët e vona të
mbasdites. Mjedisi i kishës së
“Shën Premtes”, i shenjtëruar
nga prania e ikonave murale
qindravjeçare, i ngjante një
afresku jete të dëshiruar nga
të gjithë.
Kostandina Popi