Katër vjet në Shkollën e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”
“Shkoni pra dhe mësoni gjithë kombet…”
Duke marrë për bazë tjalët e Zotit tonë, me bekimin
dhe ndihmën e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit
më 14 shtator 1998 u hap në Gjirokastër Shkolla e
Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”.
Me pjesëmarrjen e një sërë profesorëve të
kualifikuar shqiptarë e grekë dhe nën drejtimin e kuj-
desin e vazhdueshëm të leromonak Niqiforos Mi-
krajannanitit (murg nga Mali i Shenjtë), sivjet kjo shko-
llë përfundoi sistemin e parë katërvjeçar.
Çdo regjistrim në shkollë kryhet në bazë të një
konkursi, që zhvillohet në çdo mitropoli nga ku zgjidhen
më të mirët.
Në mjediset e saj gjithçka është bazuar në moralin
dhe harmoninë e jetës së krishterë.
Secili nxënës merr pjesë në misteret e kishës sonë
(Liturgji Hyjnore, rrëfim, efqeli etj).
Në shkollë merren njohuri nga një sasi lëndësh të
konsiderueshme (përveç programit të gjimnazit) që
ndikojnë në formimin sa më të plotë të nxënësve.
Në bazë të këtyre njohurive, ata bëjnë mësime
katekizmi nëpër fshatra të ndryshëm, kryesisht me
fëmijë të moshave gjashtëmbëdhjetë vjeç e poshtë.
Përveç kësaj, shkolla çdo të diel zhvillon misterin e
Liturgjisë Hyjnore në fshatra të ndryshëm, të cilat
ndiejnë mungesën e klerikëve. Brenda katër viteve
janë vizituar pothuajse të gjitha fshatrat e Jugut dhe
nëpërmjet ekskursioneve argëtuese, të gjitha qendrat
kryesore të vendit tonë duke përfshirë edhe
monumentet antike.
Nën mbikqyrjen e nxënësve të shkollës funksionon
qendra shpirtërore për të rinjtë e Gjirokastrës sipas
grupmoshave. Aty kryhen edhe takime mes të mo-
shuarve dhe klerikëve të qytetit, gjithmonë duke pasur
ndihmën e vazhdueshme dhe drejtimin e drejtorit të
shkollës.
Nxënësit e kësaj shkolle janë drejtues në
kampingun “Shpërfytyrimi i Zotit” në fshatin Likomil
(Gjirokastër), kamp ky i hapur sivjet nga kisha jonë.
Joan Dusha