EmailFacebookKontakt

Tregim me mesazh moral – Krishti dhe gruaja besimtare

Njëherë jetonte një grua e thjeshtë dhe shumë e mirë. Donte shumë Krishtin dhe e luste rregullisht Atë në lutjet e saj:

– Eja, Krishti im! Eja të bekosh shtëpinë time! Eja! Dua të të shoh! Do të pranoj me gjithë zemrën time siç e meriton!

Mes shumë lutjeve të saj u mallëngjye Zoti dhe iu zbulua asaj:

– Nesër do të vij në shtëpinë tënde!

Mbushur me gëzim, në mëngjes herët gruaja filloi të bëjë përgatitjet. Por në kohën që e kishte shtëpinë rrëmujë, sepse donte të pastronte sa më mirë, që të mundej të priste Krishtin siç e meritonte, trokiti porta!

U llahtaris gruaja e mirë. Të ishte Krishti kaq herët, në kohën që nuk i kishte rregulluar të gjitha!

Hapi portën. Ishte një prift i huaj, dhe kërkonte nga gruaja që ta vendoste diku të shlodhej.

– E pamundur! – iu përgjigj atij. – Pres një personalitet dhe kam shumë punë! Shko!…

Dhe e përzuri atë.

Pas pak trokiti përsëri porta e saj. Këtë herë ishte një jetim. E dinte. Donte të qëndronte bashkë me atë. Gruaja mendoi me vete e zemëruar: “Ku e gjeti që të vijë pikërisht tani tek unë”! Dhe gati sa nuk e rrahu sepse i preu vrullin që kishte, për të bërë përgatitjet. Kështu e përzuri edhe jetimin. Përfundimisht i përgatiti të gjitha. U ul që të dëgjonte kur të binte zilja e portës së jashtme. Dhe ja tek ra përsëri! E kapi me llahtar, por u zhgënjye. Tek porta ishte një grua e re e veshur me të zeza, me katër fëmijë të vegjël. Kërkonte pak mirësi për fëmijët!… Kristiania jonë e mirë ndjeu gjakun t’i ngjitet në kokë. Të merrej me pesë njerëz në kohën që priste Krishtin? Dhe nëqoftëse vinte befas, çfarë do të bënte? Shtrëngoi zemrën e saj dhe e përzuri gruan e ve!

– Ditë tjetër! Nuk kam kohë sot! Nuk mund!… – i tha.

Dhe gruaja e ve iku… Dhe kristiania jonë e mirë pret. Pret Krishtin. U errësua dhe Krishti nuk erdhi. Dhe aq sa kalonin minutat aq rritej agonia e saj. Erdhi mesnata, u kthye dita dhe pesimiste tha:

– Krishti im, pse nuk erdhe siç më the? Unë të prita!. Atëherë dëgjoi zërin e Krishtit t’i thotë:

– Erdha tri herë dhe më përzure. Me të vërtetë po ju them gjithë sa nuk i bëtë njërit nga këta më të vegjlit, as mua nuk ma keni bërë. Përse i harrove këto fjalë të miat?

Sa fjalë të frikshme! Sa gjë me përgjegjësi që është kundërshtimi i vëllezërve tanë më të vegjël, pasi Krishti na thotë se është i fshehur në fytyrat e tyre!