Teologji, liturgji dhe “hezikasti”
nga Patriarku Ekumenik
VARTHOLOMEU I
Na u kërkua të flasim për teologjinë që Kisha Orthodhokse do të mund të propozonte në shërbim të botës së sotme. Në një farë mënyre, historiku i Institutit Pontifikal Lindor reflekton hapjen progresive të këtij institucioni të nderuar, i cili që nga përpjekjet ekumenike dhe shkë- mbimet vëllazërore që papa Joani XXIII dhe Patriarku Ekumenik Athinagora I ndërmorën, është forcuar në kërkimin e rrugëve të cilat do të mund të viheshin në shërbim të unitetit të Kishës në tërësinë e saj. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur të shikojmë disa parime thelbësore të teologjisë ashtu siç është zhvilluar në Lindjen e krishterë gjatë mijëvjeçarit të parë, në kohën e
Kishës së pandarë të etërve, dhe ashtu siç do të mund të ndikojë sot, gjithnjë e më shumë kërkimin teologjik brenda këtij instituti, për të mirën e gjithë Kishës. Lidhur me këtë, qëllimi ynë është të tregojmë sesi teologjia, lutjet dhe fuqia e “hezikastisë” e rregullojnë funksionin e teologut në botën bashkëkohore.
“Si mund të shpëtoj?”
“Ava, më thuaj një fjalë: si mund të shpëtoj?” Të shumtë janë ata që u kanë drejtuar këtë pyetje burrave dhe grave të shenjta gjatë she- kujve, që të merrnin një fjalë shpëtimi. Por ne mund të pyesim sot se cila është kjo fjalë shpë-
timi që Kisha e Lindjes, në vazhdim të teologjisë së Kishës së pandarë të mijëvjeçarit të parë mund t’i sjellë botës sot? Cila është kjo fjalë teo- logjike thelbësore që etërit e Kishës së Lindjes i ofrojnë botës së etur, sot më shumë se kurrë, për plotësi dhe shërim? Menjëherë, na takon të themi se teologjia patristike (e etërve) nuk mund të reduktohet në një sistem të strukturuar të vërtetash. Më tepër bëhet fjalë për dritën dhe hirin e Frymës së Shenjtë, që i jep jetë gjithë Kishës, para se të ripërtërijë vetë botën mbarë. Është e vërtetë se, nëse teologjia, e ndarë nga Kisha dhe nga bota ngjan të jetë një studim i thjeshtë e steril i formulave dogmatike, në vend që të jetë një vizion që të çon në hyjnizim, një vizion i themeluar mbi një bindje dhe një angazhim, të aftë të transformojnë botën në tërësinë e saj.
Në Bizant, jeta “fetare” përfshinte çdo detaj të jetës “profane”. Kultura teologjike përqafonte të gjitha format e shfaqjeve sociale, aktiviteteve njerëzore, institucioneve dhe realizimeve arti- stike e letrare. Ishte kështu, sepse Etërit e Ki- (vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7) shës ishin para së gjithashbarinj dhejo filozofë. Këta Etër punuan per ripërtëritjen e zemrës së njerëzve dhe për ndryshimin e shoqërisë, por jo duke zhvilluar koncepte të hollësishme, ose të zgjidhnin kundërshti intelektuale. Më lejoni të ekzaminoj këtu disa nga aspektet themelore të mendimit patristik, të cilat do të na lejonin të qartësohej me saktësi roli i teologjisë në epokën tonë.
Natyra dinamike
e teologjisë patristike
Elementi më themelor, i cili është në zemër të vetë teologjisë patristike, është natyra e saj doktrinore dinamike: doktrina e Trinisë dhe dok- trina kristologjike, si dhe interpretimi i personit njerëzor dhe i botës së tërë janë tema ku asgjë nuk është perceptuar ndonjëherë si e përbërë nga realitete autonome, statike. Kjo karakteri- stikë, që nga kohët e vjetra e deri më sot, ka për- bërë në të njëjtën kohë një përvojë të palindur dhe një pritje të përhershme. Dimensioni global i mendimit teologjik që gjen tek autorët si Shën Simeon Theologu i Ri ose Shën Grigor Pallamai është një pjesë e brendshme e këtij vizioni të botës dinamike, e cila është ndonjëherë pak e padukshme nga shprehje të tjera, lehtësisht më të perceptueshme nga Bizanti p.sh., në fushën e artit dhe të kulturës. Për më tepër monumen- tet, dorëshkrimet dhe ikonat e Bizantit janë të lidhura drejtpërdrejt, në mënyrë të prekshme, me këtë frymë, edhe nëse është në një mënyrë jo shumë të qartë.
Për më tepër edhe sikur të bëhet fjalë për analizë të thellë të doktrinës kishtare ose të stu- dimit të jetës së Kishës përmes historisë, ose të admirojmë format e shprehjes artistike me vlerë të përjetshme, madje edhe të ciklit të lutjeve në kultin liturgjik, kudo ne do të zbulojmë të njëjtin vizion unik të njerëzimit, i cili është thirrur në njohjen e Perëndisë dhe të bëhet Perëndi, kështu edhe i njëjti vizion i botës, i shpërfytyruar me Perëndinë dhe i mbushur me praninë e tij. Në këtë kontekst Etërit e Kishës kanë guxuar të paraqesin doktrinën e theosis (hyjnizimit). Citojmë Shën Grigor Theologun, Patriark i Kon- standinopojës në shekullin e 4-t ku thotë: “Pranoni origjinën e ekzistencës suaj, pranoni origjinën e asaj që është më e rëndësishme nga të gjitha, njohjen e Perëndisë, shpresën tuaj për Mbretë- rinë e Qiejve, soditjen tuaj për Lavdinë. Pranoni dhe e them me fuqi që ju u bëtë hyjnorë”.
Ky vizion pozitiv, bujar i njerëzimit dhe i bo- tës përfshin një tejkalim të vazhdueshëm të kufijve, një thirrje për të jetuar në Krishtin me
anën e Shpirtit të Shenjtë. E gjithë teologjia duhet të interpretohet dhe të mbrojë këtë kungim të fuqishëm mes Perëndisë dhe njerëzimit, një realitet i përjetuar nga apostujt dhe që është shprehur nga Shën Joan Theologu kur ai flet për atë që dishepujt “kanë dëgjuar, kanë parë me sytë e tyre, kanë soditur, kanë prekur me duart e tyre Fjalën e jetës” (I Jn.1,1).
“Nuk duhet kurrë të kënaqemi me kullën tonë të fildishtë” Përveç kësaj duhet të ruajmë në mendje se Etërit e Kishës nuk e kanë perceptuar kurrë teologjinë si një monopol vetëm për specialistët, për profesionistët që ua mësojnë të tjerëve ose për anëtarët e hierarkisë. Nuk ka periudhë në
historinë e Kishës si ajo e tyrja, që të mos ketë njohur diskutime të shumta dhe kundërshtime teologjike: “homoousion” ose “homoiousion” (i bashkëqenshëm me Atin ose thjesht i ngjashëm), të dyja natyrat në një person (natyra hyjnore dhe ajo njerëzore në personin e vetëm të Krishtit, të dy vullnetet në Krishtin (hyjnor dhe njerëzor) ose “monoteizmi” nderimi i ikonave ose ikonoklazma, “esenca” e Perëndisë dhe “energjitë” e saj. Të gjitha nivelet e hierarkisë kishtare qoftë episkopati, murgjëria, ose laikët ishin drejtpërdrejt dhe thellësisht të përfshirë në marrjen e vendimeve teologjike. Nuk ka ek- zistuar në atë kohë kriteri më i vogël i jashtëm për të vërtetën, i përcaktuar në planin juridik: orthodhoksia është një përgjegjësi e përbashkët dhe një detyrim për të gjithë. Natyrisht në një botë si e sotmja e cila është vendosur jashtë çdo preokupimi të llojit teologjik, është e vështirë të imagjinohet gjerësia me të cilën feja kishte depërtuar në të gjitha aspektet e shoqërisë së asaj kohe. Mjafton të kujtojmë sesi Shën Grigori i Nisës përshkruan diskutimet teologjike gjatë Sinodit të Dytë Ekumenik në Konstandinopojë (381): “I gjithë qyteti ziennga diskutimetteolo- gjike, në paqe dhe në vendet e tregut, rrobaqe- pësit e vjetër dhe shitësit e ushqimeve, të gjithë janë përfshirë në këto debate (diskutime).
Atëherë në kushtet e botës së sotme, cila
është përfshirja e kësaj natyre dinamike të doktrinës në rolin e teologjisë sot? Para së gjithash kjo kërkon një vizion më të gjerë të botës madje ne mund të shtojmë një vizion “ekumenik” që të perceptojmë thellësinë e misterit që gjendet në çdo person e në çdo gjë. Gjithmonë në jetën njerëzore dhe në natyrë, ka më tepër nga ç’shikon syri ynë. Duhet të jemi gati në çdo moment të krijojmë horizonte të reja dhe të ndërtojmë udhë të reja për të thelluar pa pushim lidhjen tonë me Perëndinë, me njerëzit, por gjithashtu edhe me tërë krijesën. Kurrë të mos kënaqemi me kullën tonë të fildishtë, me institucionet tona akademike apo kishtare.
“Liturgjia formon
vetë zemrën e Kishës”
Nëse teologjia është një përvojë kungimi, e cila kërkon, ashtu siç thotë Shën Pavli “t’i ndri- çojë të gjithë, që të dinë ç’është plani i misterit të fshehur që prej jetëve te Perëndia që i krijoi të gjitha” (Ef.3,9), Kisha garanton vazhdimësinë normative të kësaj përvoje që nga koha apo- stolike duke kaluar në atë patristike e deri në ditët tona. Megjithatë Kisha është vërtetësisht vetë ajo, kur lutet si një bashkësi liturgjike. Në këtë mënyrë uniteti dhe identiteti i teologjisë patristike janë ruajtur me saktësi nga lutja e Kishës e cila shpreh teologjinë e saj në liturgji.
Ky dimension liturgjik ka përbërë një mjet të rëndësishëm falë të cilit kultura dhe vizioni i botës sipas Etërve mundën të transmetoheshin në brezat që do të vinin gjatë periudhës së ekspansionit misionar të Kishës bizantine. Ai ka lejuar që të mbijetojë Kisha e Lindjes në periudha krize. Është liturgjia ajo që ka forcuar të krishterët e Lindjes gjatë katër shekujve të pushtimit otoman, dhe për më tepër kohët e fundit p.sh., gjatë persekutimeve në Rusinë e pasrevolucionit, shpesh liturgjia vetë ka shërbyer si një formë unike katekizmi. Etërit e Kishës vazhdojnë edhe sot të shprehin këtë simbol dinamik të unitetit dhe të jetës, përderisa dhe përmenden në çdo kremtim të liturgjisë eukaristike.
Nga kjo del se liturgjia është një element thelbësor, ndoshta më tepër se diçka tjetër, ajo është trashëguar nga teologjia patristike. Litur- gjia formon vetë zemrën e Kishës. Në eukaristi qielli reflekton mbi tokë dhe toka lartësohet në qiell, ashtu siç shkruan Patriarku Gjermanoi i Konstandinopojës në shekullin e 8-të: “Kisha është një qiell tokësor, në të cilën Perëndia përtej qiejve banon dhe zhvendoset… Ajo u parafigu- rua në patrikët, u shpall në profetët, u themelua mbi apostujt, u zbukurua nga hierarkët e shenjtë dhe u krijua nga martirët”.
(vijon në numrin e ardhshëm)