EmailFacebookKontakt

Portreti i Anastasit, simbol tradite dhe mirënjohjeje

Gazeta “Ballkan”, 21 tetor 2007
Portreti i Anastasit, simbol tradite dhe mirënjohjeje
N
ë ciklin e gjatë të artikujve me
frymë antikishtare që shfaqen
herë pas here në shtyp, si reminishe-
nca të realitetit të vjetër ateist, rre-
shtohet edhe artikulli i botuar në
gazetën “Ballkan”, të dt. 20 tetor, me
autor Bujar Shurdhi, i cili vjen me një
kritikë të re në adresë të komunitetit
orthodhoks, duke zbuluar, sipas tij,
një “komplot” antikombëtar, që ka
të bëjë pikërisht me ekspozimin në
disa shkolla, të portretit të Primatit
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, Kryepiskopit Anastas.
Autori shkon edhe më tej saqë u bën
thirrje shërbimeve sekrete që të
evidentojnë dhe të shkulin prej mu-
reve portretin e Kryepiskopit, duke
të sjellë ndër mend momente të
dhimbshme të realitetit totalitar ku
agjentë të sigurimit piketonin dhe
sekuestronin ikonat dhe objektet e
tjera të shenjta që mbanin fshehu-
razi të krishterët në shtëpi, për t’i
konfiskuar e përdhosur ato më
pas…
Edhe pse autori nuk saktëson
se për cilat shkolla bëhet fjalë, në
mënyrë që të na jepej mundësia të
kthenim një përgjigje më të plotë,
mund të aludojmë, duke marrë shkas
nga parathënia e artikullit ku flitet
për shkollat jopublike, se bëhet tjalë
për ndonjë shkollë kishtare, që siç
dihet publikisht janë hapur në saje
të iniciativës dhe fondeve të mble-
dhura nga Kryepiskopi Anastas.
Nëse bëhet fjalë për këto shkolla,
atëherë autori nuk ka pse shqetë-
sohet dhe të habitet pasi është pje-
së e traditave më të vjetra kishtare
se në institucionet kishtare vendo-
set portreti i Primatit të Kishës, apo
i Episkopit të zones…
Por ka edhe një mundësi të dytë,
atë që artikullshkruesi mund të ketë
në mend ndonjë shkollë shtetërore,
pasi nëse z. Shurdhi nuk e disponon
si informacion, ka edhe shembuj të
shkollave dhe institucioneve të tjera
shtetërore, ku prania e Kishës, nën
kujdesin e veçantë të Fortlumturisë
së Tij, ka ndihmuar në përmirësimin
e infrastrukturës për të bërë sa më
normal procesin e mësimdhënies
në shkolla kryesisht të fshatrave të
thella malore, që shtrihen në të gji-
thë gjatësinë e territorit shqiptar.
Nëse në shenjë mirënjohjeje këto
shkolla apo fondacione të bamirë-
suara, ashtu sikurse ndodh kudo në
botën e qytetëruar, vendosin që të
ekspozojnë në hyrje një pllakë apo
simbol tjetër mirënjohjeje kundrejt
Kryepiskopit Anastas, as kjo gjë
nuk duhet ta bëjë të ndihet keq
z. Shurdhi, pasi kjo është një prakti-
kë që vihet re në shumicën e insti­
tucioneve jo vetëm në Shqipëri, por
edhe jashtë, ku në vende të duk-
shme të ndërtesave kryesore ve-
ndoset një shënim sqarues mbi
personin apo organizatën që f inan­
con konstruksionin.
Ka edhe vende të tjera ku gje-
ndet i varur portreti i Kryepiskopit
Anastas. Atë mund ta gjesh edhe
tek shumë shtëpi besimtarësh, të
cilët si shenjë mirënjohjeje dhe
respekti vendosin pranë ikonave
edhe portretin e Kryepiskopit. Mos
ndoshta duhet t’i bëni thirrje orga-
neve të “sigurimit” për të kontro-
lluar edhe këtu?
Nëse ky sqarim që dhamë më
lart i jep përgjigje artikullshkruesit,
atëherë le të na lejohet edhe ne të
ngremë një pyetje: “Ku e shikoni
ju në këtë rast aktivitetin antikombë-
tar të Kryepiskopit dhe të Kishës
Orthodhokse?” Nëse e shikoni te
përparimi i gjithanshëm i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë dhe të veprës me përmasa gji-
gante që po i jep jetë realitetit shqip­
tar me institucione arsimore, socia-
le, shëndetësore, infrastrukturë rru-
gore e ndihmë të pakursyer shpirtë-
rore, atëherë do t’ju thoshim se nuk
po shikoni qartë, se shikimi juaj nuk
është i kthjellët dhe se objektiviteti
juaj është i plagosur rëndë nga pa-
ragjykimi që keni kundër një komu-
niteti të tërë fetar, që mund të ketë
si shkak brumosjen tuaj me ideale
e ideologji të tejkaluara.
Dhe ky realitet duket se po pas-
qyrohet akoma dhe sot ku grupi i
vogël i telekomanduar nuk ka asnjë
peshë potenciale krahasuar me
mbështetjen e gjerë që gëzon Krye­
piskopi Anastas, si në masën e gje-
rë të besimtarëve, anëtarë aktivë
të Kishës, ashtu edhe në vlerësimin
e vazhdueshëm që i bëhet veprës
së tij edhe prej anëtarëve të Sinodit
të Shenjtë që është organi më i lartë
drejtues i Kishës sonë. Mitropoliti
i Korçës, Joani nënvizoi me rastin
e 70 – vjetorit të njohjes së Autoqe-
falisë se: “Forcimi i Autoqefalisë së
vërtetë dhe plotësimi i hierarkisë
kishtare është pa diskutim vepër e
Kryepiskopit Anastas”.
Edhe pse ka tashmë 15 vjet që
Kryepiskopi Anastas në krye të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë ka treguar mjaft qartë
se është një primat i aftë, i cili pu-
non me mish dhe me shpirt për
rimëkëmbjen, riorganizimin dhe
(vijon në faqen 10)

Portreti i Anastasit, simbol tradite dhe mirënjohjeje
(vijon nga faqja 9)
ringritjen nga rrënojat të Kishës
Orthodhokse e që duket se po ia
arrin qëllimit çdo ditë e më shumë,
përsëri gjatë këtyre viteve ka patur
zëra të veçuar dhe monotonë që
nuk bëjnë gjë tjetër veçse i kujtojnë
këtij misionari që duhet të ikë. Këta
zëra që vijnë nga jashtë komunitetit
orthodhoks e cenojnë më shumë
Autoqefalinë e Kishës sesa edhe
vetë “ndërhyrjet” e të huajve. Dhe
këtu nuk kursehen as edhe vlerësi-
met për Kryepiskopin si një perso-
nalitet i thellë dhe me vizion, për të
cilin bien dakord shumica dhe
duket sikur i thonë, që edhe pse ke

bërë shumë për këtë Kishë e këtë
vend, tashmë duhet ta mbyllësh ve-
prën tënde duke ikur. Kulmi i mos-
mirënjohjes!
Përpiquni të mendoni pak zo-
tërinj, se si do të ndihej Nënë Tere­
za nëse në Indi do t’i thoshin që të
largohej, sepse nuk ishte indiane,
apo Papa i sotëm nëse në Itali po-
litikanë dhe historianë do t’i kërko-
nin të largohej pasi nuk i përkiste
kombësisë italiane. Ne nga njëra
anë krenohemi që kombi ynë ka
dhënë misionarë të mëdhenj të kri-
shterimit, si dhe papë në Perëndim
dhe patriarkë në Lindje, ndërsa nga
ana tjetër nuk duam të pranojmë

asnjë të huaj që t’i shërbejë Kishës
sonë. Kjo tingëllon paksa si një
hipokrizi që duhet të marrë fund.
Duhet kuptuar më në fund që
dhënia e zgjidhjeve dhe e recetave
nuk është kompetencë e cilitdo. Çdo
komunitet fetar është i pavarur dhe
ka organet e tij drejtuese, të cilat
vendosin për të gjitha çështjet. Në-
se dikush përpiqet të ruajë e të mbro-
jë Autoqefalinë, duhet të kuptojë
mirë se kjo Autoqefali = pavarësi,
është së pari mosndërhyrje e askujt
në punët e brendshme të Kishës Or­
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Aleks Çuri