EmailFacebookKontakt

Poezi

* Poezi * Poezi * Poezi * Poezi* Poezi *
Ndez një qiri
Ndez një qiri.
Qielli i bie këmbanës
Lutjen time
dielli ia përcjell hënës.
Ndez një qiri
Djeg mëkatet e mia.
Përtej diellit dhe hënës.
më buzëqesh Perëndia.
Duke shfletuar
Dhiatën e përkthyer
nga Kristoforidhi
Këtu është përmasa e Botës.
Këtu është Dielli, Hëna, Yjet
dhe Universi.
Këtu janë masivet gri të ma-
leve,grykëhonet, nofullshqy-
erat e shpellave.
Këtu është fara e sinapit,
pema krahështrirë
Këtu është drita që mbulon
lakuriqësinë e shpirtrave.
Këtu është kujtesa e kohës,
frymëmarrja e hapësirave
Këtu është aureola e fjalëve,
ëndrrave, zgjëndrrave
Këtu është njeriu i pastër
dhe i përlyer prej mëkateve
që rreket përditë të bëhet
nga pak Krisht…
Dy paralele
Dikur gjyshja më ka zgjatur
dy paralele
në kujtesën time
që s’mund t’i harroj as tani,
as në amëshim:
-Jisu Krishti u kryqëzua për
mëkatet e mia,
pas tri ditësh u ringjall për
shfajësimin tim.
Milianov Kallupi
At
S’dua tjalë,
s’dua psalme
Zgjatmë dorën, Ati im.
Nga një puthje besimtari,
çelet bota
në amëshim.
Bëj kryqin
Më kanë rrethuar ca demonë,
ca djaj,
Më qëllojnë me heshta e
shigjeta.
Përkrenare e mburoja
s’mbaj.
Bëj Kryqin…e udhëtoj tek jeta.
26 Shtator
Sot u shndërrova në Shën
Joan Teologu,
ndonëse sjam në Patmos,
në Elbasan jam.
Para syre priftin e Apollonit
s’kam,
por tim atë të paralizuar.
Kur kryqin i bëra mbi ballin e
ftohtë si xham,
në çast liroi këmbë e duar…
Engjëlli
Zot, në të fundmen ditë
timen mbi Tokë
s’do desha të kem lënduar
Engjëllin
(Horge Luis Borges)
Fle.
Engjëlli te koka.
Zgjohem.
Engjëlli te koka.
Eci.
Engjelli te koka
Flas.
Engjelli te koka
Shkruaj
Engjelli te koka
Shkruaj
Engjelli te koka
Përsëri fle,
përsëri zgjohem,
përsëri eci, flas e shkruaj.
Engjelli përsëri te koka.
Djallin verboka.
Perëndia
U shfaq në mish,
u shfajësua në Frymë,
u duk ndër ëngjëj,
u besatua në Botë,
u ngjit në lavdi,
ullizon në paqe,
dritëson në dashuri.
Në një gur të Skolisë
U ula në një gur të sk^lisë
pashë përtej,
nëpër ullishtë shëtiste
Perëndia.
Në atë rrugë,
e bardhë
ndriste Gjithësia.