Në këto çaste të vështira që po kalon vendi, si Kryepiskop i Orthodhoks u them të gjithëve dy fjalë të thjeshta, në lutje: Jo më gjak! Jo konfliktit! Jo armëve! Jo urrejtje në zemër! “Dhe Perëndia i paqes do të jetë bashkë me ju” (Filip. 4, 9).
Vetëm me anë të vetëpërmbajtjes, pendesës, të vërtetës, faljes dhe mirëkuptimit reciprok mund të sigurohet pajtimi dhe të hapet rruga për një të ardhme më të mirë. Nuk do të na braktisë Perëndia, Perëndia i dashurisë dhe i paqes.
Tiranë, më 6.3.1997
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
Ps: Kjo lutje e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, u transmetua nga Televizioni në emisionin kryesor të lajmeve, ATSH-ja, agjensi shtypi e RTV të huaja.