EmailFacebookKontakt

Kronikë: Urime në Selinë e Kryepiskopatës

Kronikë

Urime në Selinë e Kryepiskopatës

Në Kryepiskopatën e Hirshme, në Tiranë erdhën për të bërë urimet e rastit ditën e Pashkës së Madhe personalitete të njohura të vendit.

Kryeministri Berisha erdhi për të bërë vizitën e tij, pasi më parë kishte qenë në kishën e Shën Kollit në Kavajë. Në prani të shumë be- simtarëve dhe personaliteteve të

ndryshme që kishin ardhur edhe ata për të uruar Pashkët, midis Krye- piskopit Anastas dhe Kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha u zhvi- llua një bisedë, të cilën do ta japim të plotë në faqet e kësaj gazete.

Po ashtu një bisedë e ngrohtë konfidenciale u zhvillua me Krye- tarin e Partisë Socialiste të Shqipë-

risë dhe njëkohësisht Kryetarin e Bashkisë së Tiranës zotin Edi Rama.

Ndër politikanët e parë që erdhi për urim ishte Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. JozefinaTo- palli e cila vlerësoi kontributin e Kryepiskopit dhe të Kishës Ortho- dhokse të Shqipërisë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Gjithashtu përfaqësues të komu- niteteve fetare, partive politike, diplo- matë dhe përfaqësues të kulturës uruan Kryepiskopin dhe të gjithë besimtarët orthodhoksë shqiptarë.

Ardhja e fëmijëve të shkollës “Protagonistët” me lule nëpër duar dhe krijimet e tyre krijuan një atmo- sferë të mrekullueshme.