Nga data 17 deri më 19 Maj 1995 u zhvillua në Pioana Brashov të Rumanisë një Konferencë e organizuar nga WCC (Këshilli Botëror i Kishave) ECLOF (Ecumenical Church Loan Fund). Në këtë konferencë u ftua të merrte pjesë edhe Zyra Dhiakonia Agape (Ndihma e Dashurisë) e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Qëllimi i Konferencës ishte prezantimi i organizatës ECLOF me vendet e Evropës Lindore dhe për të parë nëse është e mundur që në këto vende, si edhe në Shqipëri, të bëhet e mundur prania e ECLOF-it.