Kalendarët e ndryshëm
dhe kremtimet orthodhokse
Kalendari është një sistem i
ndarjes dhe llogaritjes së kohës,
duke marrë për bazë ndryshimin
periodik të natyrës. Kalendari
Diellor përbëhet nga 365 ditë
dhe quhet ndryshe edhe Kalen
dari Julian, sepse e ka origjinën
që nga koha e Jul Qezarit. Ky ka-
lendar ka filluar të përdoret që
nga viti 44 para Krishtit.
Në vitin 325 Sinodi I Eku-
menik përcaktoi kanonin e fe-
stimit të Pashkëve, në të cilin
thuhej se hëna e plotë, ose Eku-
inoksi Pranveror ndodhte në 21
mars, sipas kalendarit Julian.
) Në këtë kalendar, 3 vitet e para
kanë 365 ditë ndërsa viti i 4-t ka
366, sepse i bie të jetë vit i
brishtë (shkurti me 29 ditë).
Kalendari e ka koeficientin e
gabimit në 0.08 ditë në vit. Kë-
shtu, me kalimin e kohës, në v.
1582 u vërtetua se ky koeficient
kishte aritur në 10 ditë. Në këtë
rast hëna e plotë ose ekuinoksi
pranveror ndodhi më 11 mars të
atij viti. Për ta korrigjuar, astro-
nomi kalabrez Luigji Giglio krijoi
një sistem të ri, që quajt Grigori
an, nga emri i Papës së asaj ko-
he, që e pranoi. Ndryshimi që-
ndronte se kalendari Grigorian
brenda 400 vjetëve kishte 97 vite
të brishta (shkurti po 29 ditë),
ndërsa kalendari Julian kishte
100. Meqenëse Viti i Brishtë
ndodh një herë në katër vjet, atë-
herë në kalendarin e ri Grigorian
do kemi vite të brishta të gjitha
ato vite që janë shumëfisha të
numrit 4, duke përjashtuar vitet
e fundshekujve. Që një shekull
të rezultojë vit i brishtë, duhet
patjetër të jetë shumëfish i 400-s,
ndryshe do të konsiderohet vit i
zakonshëm.
Kështu, brenda 400 vjetëve,
që nga viti 1601 dhe deri në vitin
2000, vitet 1700,1800,1900 janë
vite të zakonshme (pra me 365
ditë), ndërsa viti 2000 është vit i
brishtë, sepse është shumëfish i
400-s. Përkëtë arësye, ndryshimi
midis dy kalendarëve është me
13 ditë. Në rastin e kalendarit të
ri Grigorian, ai lëviz 1 ditë në
3320 vjet. Ndërsa kalendari i vje-
tër Julian lëviz 1 ditë në 128 vjet.
Për shkak të kësaj epërsie, kale
ndari i ri u përhap mjaft shpejt
edhe jashtë kufijve të Italisë. Kë-
shtu, në vitin 1700 e pranuan gjer-
manët, në vitin 1752 anglezët etj.
Kisha Orthodhokse për disa
shekuj nuk e futi në përdorim
kalendarin e ri. Por, kur kale
ndari i ri filloi të përhapej edhe
nëpër shtetet me popullsi Ortho
dhokse, ishte Patriku Ekumenik
Anthimi i VII (në vitin 1895), që
shprehu dëshirën për përdori-
min e të njëjtit kalendar për të
gjithë të krishterët. Më 1 mars
1923 ai u pranua nga Greqia, ndë-
rsa festat fetare vazhdonin të
kremtoheshin sipas kalendarit
të vjetër Julian, por për shkak të
mospërputhejeve për kremtimin
e festave, u pa se ishte e pamun-
dur ekzistenca e dy kalendarëve;
të atij shtetëror dhe atij fetar. Pa-
trikana Ekumenike e shqyrtoi dhe
nxori vendimin përkatës, më 23
shkurt 1924. Kjo ditë u shënua
si dita e hyrjes të disa vendeve Or
thodhokse në kalendarin e ri .
Por Kishat Orthodhokse të Bu-
llgarisë, Rusisë, Jeruzalemit etj.,
vazhdojnë të përdorin kale
ndarin e vjetër Julian, ndërsa
shtetet e tyre përdorin të riun.
Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë ndjek kale
ndarin e ri, në kremtimin e fe
stave fetare.