Ata që punuan për Kishën tonë Mësime të
Papa Theodhori ka qenë një
nga priftërinjtë më të dashur
për besimtarët beratas. Shumë
prej tyre që kanë pasur fatin të
jetonin e të komunikonin me të,
edhe sot flasin me respekt të ve-
çantë për virtytet e larta që gë-
zonte. Figura karizmatike e tij
e bëri autorin e këtij shkrimi
t’ua lërë vetë atyre fjalën për
jetën dhe veprimtarinë kishta-
re të këtij prifti shembullor. Ja
seç tregojnë ata:
Ilia Janaq Mita: Gjyshja
ime e ka pasur vëlla Papa Theo-
dhorin, i cili u lind më 1885 në
lagjen Uzgur të Beratit, në një
familje të thjeshtë.
Mbasi mësoi shkrim e kë-
ndim shqip në kushte shumë të
vështira, nga i mirënjohuri
Babë Dudë Karbunara, në
moshë fare të re punon si çirak.
I pajisur nga Perëndia me intu-
itë të veçantë, mësoi në mënyrë
praktike të komunikonte në
gjuhët greke, turke e rumune.
Kishte zë melodioz dhe psalte
bukur, si dhe dallohej për
besimin e ndershmërinë. Ndaj»
kur u liruanga ushtria kthehet
në Berat, ku e ftojnë menjëherë
të hirotoniset dhjak. Më vonë
Kryepiskopi, Imzot Kristofer
Kissi, duke njohur mirë fami-
Ijen Lake dhe cilësitë e vyera
të dhjakut, e dorëzon prift.
Më 1940 e transferuan në
Itali, për të kryer shërbimet
fetare në pallatin mbretëror,
për ushtarët e studentët ortho-
dhoksë shqiptarë atje. Mbas
kapitullimit të Italisë fashiste,
kthehet në qytetin e lindjes dhe
vazhdon me të njëjtin përku-
shtim të meshojë në kishën e
Shën Mitrit, duke pasur respe-
ktin e besimtarëve.
Ilia Foni Lefta·. Motra ime,
Arqilini është e veja e Papa
Theodhorit, prandaj shkoja
shpesh në familjen e tij. Kur
qeveria moniste me barbarizëm
prishi kishat dhe urdhëroi që
klerikët të hiqnin mjekrën, më
porositi të sillja në shtëpinë e
tij berberin Kici Kace, në fa
miljen e të cilit ishte kumbar.
Sapo berberi me veglat e tij hyri
në shtëpi, papa Theodhori i tha:
“Kici, më mirë më prit kokën,
sesa të më rruash mjekrën”,
dhe shpërtheu në ngashërim si
një fëmijë. Që nga ky çast, i dë-
shpëruar nuk pati më dëshirë
të dilte jashtë shtëpisë së vet.
Njëherë, kur po e ndiente se
po e linin forcat, la amanet: “Kur
të vdes, dua të më varrosni me
rrobat e priftit dhe të më vini
një ungjill të vogël”. Këtë ama
net rrënqethës e plotësoi me ve-
tmohim dhe në fshehtësi të ma-
dhe besimtari i përulur Koli Tiko.
Papa Theodhori shpesh i porosi-
ste besimtarët: “Mos u lutni te
Perëndia vetëm kur jeni në hall,
por në çdo kohë e në çdo vend!”
Ikonom At Vangjel Xoxe’.
Qysh në fillim të njohjes ush-
qeva një nderim të madh për të.
Mitropoliti dhe të gjithë kle-
rikët, kur mblidheshin një herë
në muaj për të shqyrtuar pro-
bleme nga më të ndryshmet, e
dëgjonim me vëmendje Çalën e
tij, e cila peshonte shumë.
Nuk do të më shlyhet asnjë-
herë nga kujtesa një ndodhi e
veçantë. Më 1964, në prag të
Pashkës së Madhe, pushtetarët
e Beratit urdhëruan të mos
bien këmbanat me preteksin
qesharak për të mos prishur qe-
tësinë e qytetarëve. Besimtarët
e përkushtuar në orën 24 00 të
datës 3 maj, kur po kryhej ce-
remonia e Ngjalljes së Krishtit,
u ranë me një dëshirë të madhe
këmbanave të Katedrales së
Shën Mitrit. Me të dëgjuar
ushtimën e tyre, mbërritën në
kshë dhe policë për të arrestuar
At Theodhorin.
Shpresëtarët u bënë gardh
para derës së bukur. Gjendja sa
vinte dhe acarohej. Një dhjak
iu afrua policëve duke i thënë:
“Më merrni mua në vend të
Papa Theodhorit”. Ata qëndru-
an për një çast në mëdyshje,
pastaj thanë: “Nuk kemi punë
me ju, por me priftin”. Pas disa
minutave të tensionuara ata u
larguan. Që nga kjo natë e de-
risa u mbyllën” kishat, nuk u
ndalua më rënia e kambanave.
Llazar Mihai Stajko\ Papa
Theodhori për çdo shtëpi, kur
bënte në ditën e parë të çdo
muaji ajazmë, si dhe në çdo ce-
remoni kurorëzimi, pagëzimi
apo varrimi nuk bënte dallim
midis të pasurve dhe të varfë-
rve, asnjëherë nuk e zgjaste
dorën për të marrë para, përku-
ndrazi të varfërve u jepte me-
shët e mbledhura në kishë,
duke treguar një humanizëm të
vërtetë të krishterë.
Stavri Sholla; At Theodhori
ishte personifikim i klerikut të
kulturuar. Ai punonte vazhdi-
misht për të forcuar traditat e
kishës sonë. Shumë domethë-
nëse është nisma e tij në vitin
1937, në bashkëpunim me të
ndjerin Pandi Bogdani, profe-
sorin e shquar të muzikës, për
të ngritur për herë të parë në
qytetin tonë korin e kishës. Në
të morën pjesë me kënaqësi të
admirueshme Kozma Pano Ko-
ndi, djemtë e Papa Sotirit, Dhi-
mitraq Lako, biri i Papa Theodho
rit, Violeta e Aferdita Sahatçiu,
Sofie Bushi, Mariko Melëngu,
Cejë Kënuti, Vasil Kushi, Ma-
rj anthi Kumani etj. Ky kor miks
me djem e vajza tregoi emacipi-
min e jetës fetare e shoqërore në
Beratin e njohur për traditat…
Papa Theodhori i mbylli sytë
më 1978, në moshën 93 vjeçare.
Atë e përcollën për në banesën
e të madhit Zot me lotë në sy
qindra besimtarë të të dy ko-
muniteteve fetare. Ai e mbajti
lart figurën morale të klerikut,
nuk u përkul kurrë para
vështirësive e fatkeqësive të
shumta, nuk e shoi për asnjë
çast besimin te Krishti Perëndi.
Ilia Mihai Zaha