EmailFacebookKontakt

Katedralja e re e beratit

Ndërtohet në sheshin në qendër të qytetit. Është një shembull tipik i kishës me plan qendror në formën e kryqit të brendashkruar. Në anën perëndimore paraprihet nga një eksonarteks; nga këtu bëhet gjithashtu dhe ngjitja në gjinekonit nëpërmjet dy kullave të kambanave. Nga të dyja anët hyrjet anësore janë të mbrojtura nga konstruksione me kollona lidhur me harqe, të mbuluar me qemer cilindrik.

Përmasat e kishës janë 25x25m; lartësia e kubesë qendrore është afërsisht 21m dhe lartësia e kambanoreve rreth 23 m.

Ndërtimi respekton në mënyrë rigoroze si në shtrirje ashtu dhe në volum urbanistikën e qendrës së qytetit. Në po të njëjtën mënyrë respekton edhe traditën beratase të ndërtimit, duke u bërë pjesë përbërëse e frymës karakteristike arkitekturore të qytetit.

Pa dyshim, besimtarët orthodhoksë me tradita të Beratit do të kenë një faltore të denjë, ngritja e së cilës u bë e mundur me fondet e dhuruara nga miqtë e Kryepiskopit Anastas.

Korresp. i “Ngjallja”