t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin,
K
apërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje edhe mendja më e guximshme nuk e kishte përfytyruar se “vetë Perëndia i paafrueshëm dhe i pakap- shëm do të merrte natyrën njerëzore dhe do të shfaqej në mish”. Për logjikën klasike, diçka e tillë i takon sferës së të pamundurës.
Pikërisht, këtë kapërcim të së pamundurës nga ana nje- rëzore festojmë sot me ma-
dhështi. Dhe thirremi ta gëzoj- më, pavarësisht realitetit të ashpër që përjetojmë. Biri dhe Fjala e Perëndisë u bë nje- ri, hyri në historinë njerëzore. Fakti “që u shfaq” nënkupton jetën e mëparshme e të për- jetshme të Fjalës. “Duke qenë Perëndi dhe Bir i Perëndisë e duke pasur natyrën të paduk-
shme, u shfaq në të gjithë, duke u bërë njeri (Theodho- riti, episkopi i Kiros). Liria e Perëndisë nuk njeh cak. Po ashtu dhe dashuria e Tij, që është cilësia e Tij thelbësore.
“Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14). Biri dhe Fjala e Perëndisë, duke marrë trupin njerëzor shfaqi
njëkohësisht vlerën e pashter- shme dhe rëndësinë unikale që ka kjo krijesë e Tij e mre- kullueshme. Dhe zbuloi se qëllimi final i njeriut është të bëhet banesë e Perëndisë. Me bërjen e Tij njeri, Krishti shfaqi dinamikën e lirisë dhe të dashu- risë së Perëndisë personal, e pakapshme kjo për mendjen njerëzore. I vendosi marrë- dhëniet njerëzore me Atë mbi një bazë të re.
(vijon në faqen 6)
Bij të shtrenjtë më Zotin, “Perëndia u shfaq nëmish” (1 Tim. 3:16)
…shumë nga ne kemi përvojë vetjake, se atje ku të
gjitha duken të mbyllura e të errëta, Ai hap rrugë
shpëtimtare.
Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore
(Vijon nga faqja 1)
* * *
T
ë gjithë sa vështrojmë me besim e dashuri te Biri dhe Fjala e Perëndisë që u bë njeri, e kuptojmë se Ai mbetet përfundimisht rruga (Jn. 14:6) që udhëheq mrekullisht nëpër shtigjet e jetës. Dhe shumë nga ne kemi përvojë vetjake, se atje ku të gjitha duken të mbyllura e të errëta, Ai hap rrugë shpëtimtare.
Kapërcimi i së pamundu- rës nga ana njerëzore, që na zbulojnë Krishtlindjet, nuk shpallet me trumbeta dhe me premtime pompoze publike. Ndërhyrjet e Perëndisë mbe- ten për çdo kohë jo të zhurm- shme e mistike. Ato i karakte- rizon thjeshtësia dhe përulë- sia, ndërkohë që ruajnë origji- nalitet të jashtëzakonshëm. Dhe këto ndërhyrje vazhdojnë në shekuj.
Ligjet e natyrës që rregu- llojnë botën nuk e përjashtoj- në ndërhyrjen e Perëndisë Krijues, Ligjvënës dhe Provi- dencial. Me lirinë dhe dashu- rinë e Tij, nuk resht së vepruari, kur Ai e gjykon me vend, për kapërcimin e së pamundurës nga ana njerëzore, me mëny- ra të mrekullueshme. Sigu- risht, kur nuk ekziston besimi
…i krishteri pranon me përulësi pafuqishmë- rinë e natyrës njerëzore dhe i kërkon Atij, i Cili është i pafund dhe i tërë- fuqishëm, t’i falë mundë- sinë e përmbilogjikshme dhe ndriçimin për të pranuar mrekullinë.
…Perëndia nuk na braktis, edhe kur shpesh E harrojmë dhe sillemi sikur të mos ekzistojë.
te Perëndia i dashurisë, i Cili është i lirë nga çdo lloj nevoje, njeriu mohon mundësinë e mrekullisë. Ndërkohë, i kri- shteri pranon me përulësi pa- fuqishmërinë e natyrës njerë- zore dhe i kërkon Atij, i Cili është i pafund dhe i tërë- fuqishëm, t’i falë mundësinë e përmbilogjikshme dhe ndriçi- min për të pranuar mrekullinë.
* * *
K
ohët e fundit, kushtet e vështira për shkak të kri- zës së përgjithshme morale dhe ekonomike kanë çuar në rrugë të shumta pa krye. Në këtë atmosferë të mjegullt e mbytëse, e kremtja e Krishtli- ndjeve vjen që të dhurojë dri- të ngushëlluese. Të sigurojë se Biri i Perëndisë u bë njeri që të qëndrojë gjithmonë “me ne”. Perëndia nuk na braktis, edhe kur shpesh E harrojmë dhe sillemi sikur të mos ekzistojë.
Krishti shfuqizon me më- nyra të mrekullueshme të pa- mundurat nga ana njerëzore. “Se nuk ka punë që të jetë e pamundur për Perëndinë” (Lluk. 1:37). Por nuk është “Deus ex machina” i tragjedisë antike. Ai respekton lirinë tonë dhe shpreson që edhe ne të vëmë në përdorim mundë- sitë që i ka falur natyrës sonë njerëzore.
Ekzistojnë shumë gjëra që rëndom i quajmë “të pamu- ndura”, të cilat ftohemi t’i ka- përcejmë me hirin e Tij, duke filluar nga ato që kanë lidhje
të drejtpërdrejtë e personale. Në pamje të parë, çlirimi nga pasionet tona, nga dashuria e sëmurë për veten, lakmia, epshi trupor, gënjeshtrat, nga indife- renca ndaj drejtësisë dhe ligj- shmërisë, ndaj solidaritetit me të tjerët ngjan pothuajse e pa- mundur. Për më tepër, njëko- hësisht shprehemi se është “e pamundur” të ndërmarrim ini- ciativa që lypin sakrifica, për hir të bashkësisë më të gjerë shoqërore. Në të kundërt, be- simi dhe marrëdhënia personale me Krishtin, shpengojnë dhe vënë në lëvizje fuqi të fshehura brenda nesh për ka- përcimin e të pamundurave nga ana njerëzore. Njëkohë- sisht injektojnë energji jetë- sore të mahnitshme në shpir- tin njerëzor, që të rezistojë në kushtet më të disfavorshme të privimit, përndjekjeve, trys- nive dhe të vazhdojë të vepro- jë me optimizëm krijues. Këtë përvojë e përmbledh dëshmia e apostull Pavlit: “Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më jep fuqi” (Fil. 4:13).
Të kremtet e Kishës na ftojnë të rishikojmë jetën to- në. Të vijmë në vete nga tur- bullimi dhe depresioni. Të ri- përtërijmë besimin dhe sigu- rinë tonë se Krishti, ardhjen në botë të të Cilit festojmë sot, qëndron gjithmonë “me ne”; se “të pamundurat për njerë- zit, janë të mundura për Perë- ndinë” (Lluk. 18:27). Të ndry- shojmë mënyrën e të mendu- arit dhe të sjelljes. Të bashkë- rendojmë jetën tonë me vull- netin e Tij. Dhe ky ndryshim personal reflekton gjithmonë me bamirësi në bashkësinë më të gjerë shoqërore; fuqizon du- rimin, solidaritetin me të tjerë, paqen, krijimtarinë, me mëny-
/ \
…ky ndryshim personal reflekton gjith- monë me bamirësi në bashkësinë më të gjerë shoqërore; fuqizon du- rimin, solidaritetin me të tjerë, paqen, krijim- tarinë, me mënyra që shpesh mbeten të pa- dukshme, por që janë esenciale.
\ /
ra që shpesh mbeten të paduk- shme, por që janë esenciale.
“Perëndia u shfaq në mish…”.
V
ëllezërit e mi, kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore mbetet përherë mesazhi qendror i Krishtli- ndjeve dhe përvoja vetjake e atyre që jetojnë në Krishtin.
Uroj nga zemra, që kjo bi- ndje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë dhe të na mbë- shtesë në vitin që vjen.
Krishtlindje të bekuara!
Viti i Ri qoftë i mbushur
me durim ngazëllues!
Me të gjithë dashurinë time
më Krishtin,
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë
…besimi dhe marrë- dhënia personale me Krishtin, shpengojnë dhe vënë në lëvizje fuqi të fshehura brenda nesh për kapërcimin e të pa- mundurave nga ana njerëzore.
X /
Viti i Ri qoftë i mbushur
me durim ngazëllues!
Me të gjithë dashurinë time
më Krishtin,
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë