ë Olimp në shek. 4
para Krishtit ek-
zistonte një statujë
bronxi kushtuar “ko-
hës”, që kishte kupti-
min “kap çastin e du-
hur”, vepër e skulptorit
Lisip nga Sikiona. Në
këtë skulpturë para-
qitej një djalosh me një
tufë flokësh në ballë,
kurse në pjesën tjetër të
kokës qeros. Pjesë nga
kjo vepër arti kanë
shpëtuar deri më sot në
qytetin Trogir të Dal-
macisë, si dhe në Torino
të Italisë. Poeti Posi-
dhipi (356-323 para
Krishtit), shkroi për
këtë statujë një mbi-
shkrim, i cili është një
dialog ndërmjet një vi-
zitori dhe skulpturës së
“kohës”.
Në pyetjen e parë të
vizitorit “Kush je?”, Skul-
ptura e kohës i përgjigjet:
– J am koha që mposht
gjithçka.
“Përse ecën në majat
e gishtërinjve?”
– Gjithmonë vrapoj e
nuk ndalem.
“Përse keni vetëm një
tufë flokësh në ballë?”
– Që të mundet të më
kapë kush të më takojë.
“Përse koka juaj nga
prppa është qerose?”
– Që të mos kenë mu-
ndësi të më kapin nga
pas, sado që të përpiqen.
Skulptura e kohës
dhe mbishkrimi janë
shumë aktuale edhe
për epokën tonë. Koha
ikën shpejt dhe mjerë
ne , në qoftë se nuk do
ta kapim në çastin e
duhur nga tufa e
flokëve që ka në ballë.
Edhe ne, si të kri-
shterë orthodhoksë,
duhet të luftojmë që të
përdorim çdo çast që na
jepet nga jeta, për të
ndërtuar dhe ndih-
muar të tjerët, por, në
radhë të parë, për t’iu
lutur Perëndisë për
shpëtimin e shpirtit
tonë, që koha të mos na
lerë pas dhe të kuj-
tohemi kur të jetë tepër
vonë.