Shen Agustini shkruan:
“Nuk eshte aspak e madhe per ne, nese besojme qe Krishti vdiq. Kete e besojne edhe paganet. Edhe Judejte. Dhe te gjithe njerezit e keqinj. Te gjithe e besojne qe vdiq. Besimi i te Krishtereve eshte Ngjallja e Krishtit. Kjo eshte per neve e madhe. Besojme se Krishti u Ngjall!”
* * *
I famshmi Rikard Shtraus, ne pleqerine e tij, pohoi:
“Sa nuk besoj ne Ngjalljen e Krishtit, nuk jam i krishtere.”
* * *
Tomas Arnold, profesor i Historise Romake, autor i nje volumi klasik mbi Romen e lashte:
“Studioja per vite historine e vjeter. Beja kerkime per burimet. Dhe peshoja pikepamjet e te tjereve qe ishin marre me ate epoke. Si rezultante te ketyre studimeve te mia mund te them kete:
Nuk di te ekzistoje ne historine e njerezimit ndonje ngjarje tjeter, e cila te jete e bazuar ne themel ne deshmi me bindese e te besueshme dhe ne ekzaminime teper te hollesishme nga sa eshte ‘Shenja’, domethene varri i zbrazet, qe na dha Perendia, per te provuar qe, Krishti vertet vdiq, por edhe u Ngjall se vdekurish.”
Shen Joan Gojarti (Krisostomi):
“Kryqi eshte kapitali i shpetimit tone; kryqi eshte baze te mirash te pafundme. Ne saje te kryqit ne qe me pare ishim te cnderuar dhe te rrezuar, u pranuam ne vendin e bijve; ne saje te tij nuk mashtrohemi me, por njohem mire te verteten; ne saje te tij ne qe me pare u faleshim drureve dhe gureve, tani njohem mire Krijuesin e te gjitheve; ne saje te tij, ne sherbetoret e mekatit, u lartesuam ne lirine e perligjjes; ne saj te tij toka u be qiell.”
Shen Grigor Teologu:
“Le te behemi si Krishti, sepse edhe Krishti u be si ne. Le te behemi perendi per Te, sepse edhe Ai u be njeri per ne. Ai mori me te keqen, me qellim qe te na jape me te miren; Ai u be i varfer, me qellim qe nepermjet varferise se Tij ne te pasurohemi; Ai mori formen e sherbetorit, qe ne te fitojme perseri lirine tone; Zbriti qe te lartesohemi; vuajti qe te fitojme; U cnderua qe te lavderoje; Vdiq qe te shpetoje; Ai u ngjit ne qiell qe te na terheqe prane vetes edhe ne, qe dergjemi poshte ne renien e mekatit.”
* * *
A. M. Ramsey, i konsideruar arkeologu me i madh studius per shek. I pas Krishtit:
“Varri i zbrazet eshte ngjarje aq e madhe, qe nuk lejon ta parakalosh ashtu thjesht dhe lehte… Une besoj ne Ngjalljen e Krishtit per shume arsye. Por, si historian, kryesisht per shkak te varrit te zbrazet….
Dhe besoj keshtu, sepse eshte e pamundur te jape njeri shpjegim ne ndonje menyre te ndryshme.”