Me bekimin e Hirësisë së Tij Joanit, në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës u zhvillua kampingu rinor “Ngjallja e Krishtit”, pranë manastirit të Shën Joan Pro- dhromit, në Voskopojë.
Nga 12 deri më 21 korrik, u zhvillua kampi i vajzave me pje- sëmarrjen e 53 vetave, ku 42 ishin kampiste, pjesa më e madhe e të cilave merrnin pjesë për herë të parë në një kamping. Drejtues shpirtëror ishte kleriku atë Ilia Kot- milo dhe drejtuese kampi Kalina Thimo.
Ndërsa kampi i djemve u zhvillua nga 21 deri më 30 korrik, dhe morën pjesë 53 vetë, 41 prej të ci- lëve ishin kampistë të moshës 13 deri 16 vjeç. Drejtues shpirtëror i kampit ishte kleriku atë Kostandin Mujo dhe drejtuesit e rinisë Mihal Sonellari dhe Vangjel Qazimllari.
Tema qendrore e këtij kampingu ishte: “Shkoni dhe mësoni”. Temat kryesore u përqendruan në pjesë nga Veprat e Apostujve, Letrat dhe disa pjesë nga Ungjilli, të cilat kanë të bëjnë me veprën hierapostolike të Kishës. Gjithashtu, u zhvillua një cikël katekizmi, ku u fol mbi Simbo- lin e Besimit, kreshmën, shenjtorët, ikonat, lutjen e misteret e shenjta.
Të dy kampingjet patën një program të ngarkuar me lojëra dhe aktivitete te shumta e të larmishme argëtuese, si edhe ekskursione në vendet piktoreske të zonës.
Edhe shërbesat kishtare të krye- ra në kishën e Shën Joan Prodhro- mit lanë gjurmë tek të rinjtë, të cilët ishin pjesëmarrës në to dhe psalnin e këndonin të gjithë së bashku..
Në kamp u zhvilluan dhe konkur- se me krijime, si poezi e vizatime. Gjithashtu, pas drekës dhe darkës, të gjithë së bashku këndonin këngë të ndryshme fetare e tradicionale.
Ishte vërtet bukur të shikoje të rinjtë të qëndronin si një familje. Mes shoqërish të reja të krijuara në emrin e Krishtit, u mbyll edhe ky kamping, për lavdi të Perëndisë.
Kampingu “Ngjallja e Krishtit”, Voskopojë 2007
Me bekimin e Hirësisë së Tij
Joanit, në Mitropolinë e Shenjtë
të Korçës u zhvillua kampingu
rinor “Ngjallja e Krishtit”, pranë
manastirit të Shën Joan Pro-
dhromit, në Voskopojë.
Nga 12 deri më 21 korrik, u
zhvillua kampi i vajzave me pje-
sëmarrjen e 53 vetave, ku 42 ishin
kampiste, pjesa më e madhe e të
cilave merrnin pjesë për herë të
parë në një kamping. Drejtues
shpirtëror ishte kleriku atë Ilia Kot-
milo dhe drejtuese kampi Kalina
Thimo.
Ndërsa kampi i djemve u zhvi
llua nga 21 deri më 30 korrik, dhe
morën pjesë 53 vetë, 41 prej të ci-
lëve ishin kampistë të moshës 13
deri 16 vjeç. Drejtues shpirtëror i
kampit ishte kleriku atë Kostandin
Mujo dhe drejtuesit e rinisë Mihal
Sonellari dhe Vangjel Qazimllari.
Tema qendrore e këtij kampingu
ishte: “Shkoni dhe mësoni”. Temat
kryesore u përqendruan në pjesë
nga Veprat e Apostujve, Letrat dhe
disa pjesë nga Ungjilli, të cilat kanë
të bëjnë me veprën hierapostolike
të Kishës. Gjithashtu, u zhvillua një
cikël katekizmi, ku u fol mbi Simbo-
lin e Besimit, kreshmën, shenjtorët,
ikonat, lutjen e misteret e shenjta.
Mihai Sonellari
Të dy kampingjet patën një pro
gram të ngarkuar me lojëra dhe
aktivitete te shumta e të larmishme
argëtuese, si edhe ekskursione në
vendet piktoreske të zonës.
Edhe shërbesat kishtare të krye-
ra në kishën e Shën Joan Prodhro-
mit lanë gjurmë tek të rinjtë, të cilët
ishin pjesëmarrës në to dhe psalnin
e këndonin të gjithë së bashku..
Në kamp u zhvilluan dhe konkur-
se me krijime, si poezi e vizatime.
Gjithashtu, pas drekës dhe darkës,
të gjithë së bashku këndonin këngë
të ndryshme fetare e tradicionale.
Ishte vërtet bukur të shikoje të
rinjtë të qëndronin si një familje.
Mes shoqërish të reja të krijuara
në emrin e Krishtit, u mbyll edhe
ky kamping, për lavdi të Perëndisë.