EmailFacebookKontakt

Kamping i rinisë Orthodhokse në Zvërnec

Kamping i rinisë Orthodhokse në Zvërnec
Kampingj et studentore të vite-
ve ‘95 dhe ‘96 në manastirin e Shën
Kozmait në Kolkondas të rrethit të
Fierit, e treguan dukshëm interesin
e nxënësve dhe studentëve për këto
Uoj aktivitetesh. Mbas ndërpreijes
së detyruar të tyre në vitin 1997, u
vendos që të krijohet një kamping
tjetër, në manastirin e Fjetjes së
Hyjlindëses, në ishull në fshatin
Zvërnec, afër Vlorës, i cili është
pronë e Rishës sonë. Në skajin e
tij lindor ështëndërtuarManastiri,
me një kishë të vogël të shek. XIV.
Në vitin 1997 filluan punimet,
që synonin restaurimin e Manasti-
rit dhe realizimin e kampingut. Për
këtë u bë ndërtimi i një ure dërrase,
për të lidhur manastirin me tokën,
285 m e gjatë, siç ka qenë në kohët
e para; lidhja e manastirit me rry-
më trefazore; u shtrinë tubat e ujit,
që kalojnë nën det; u sistemua
afërsisht 670 metra rrugë, që
fillonte nga cepi i lagunës; u bë
restaurimi i hajateve prej dërrase
dhe ndërtesës së prishur të Mana­
stirit, si dhe u ndërtuan mjedise
funksionale higjieno-sanitare;
mjedise të përhershme për stre-
him, menca etj. Punimet do të
vazhdojnë akoma për restaurimin
e pjesëve të tj era të Manastirit dhe
të Kishës
Periudha e kampingut’ filloi
me nxënësit, nga 1 deri 16 korrik,
ku morën pjesë 85 të rinj, nga anë
të ndryshme të vendit,.së bashku
me disa studentë si udhëheqës. Ata
u sistemuan në dhomat e
manastirit, si dhe në 7 çadrat e
ngritura prej tyre rreth oborrit të
Kishës.
Programi ditor fillonte dhe
mbaronte në Kishë, ku merrnin
pjesë në jetën e mistereve apo dhe
psalnin muzikë kishtare. Në pro­
gram zinin vend të veçantë dhe
biseda në grupe, ku, në mëngjes apo
pasdite, zhvilloheshin tema inte-
resante, si p.sh. njohja me Misteret
Tradita rimerr jetë
Hyjnore e veçanërisht me ato të
Rrëfimit dhe Pagëzimit, me
detyrimet e besimtarit brenda në
Kishë, me tundimet dhe si luftohen
ato etj.
Në fotot: Poshtë – Ishulli i Zvërnecit. Lart – Pamje nga kampingu dhe Manastiri
Punët e kampit ishin ndarë në
mënyrë të barabartë. Kështu, çdo
mëngjes një skuadër ndihmonte në
përgatitjen e ushqimit në kuzhinë
dhe servirte mëngjesin, drekën dhe
darkën, kurse një skuadër tjetër
kishte përgjegjësinë e pastrimit në
gjithë teritorin e ndërtesat. Gjitha­
shtu, programi ditor përmbante çdo
ditë lojëra dhe plazh në bregdetin
ranor të Adriatikut, si dhe pasdite
lojra futbolh, basketbolli e pingpon-
gu në fushat e përgatitura apo me
shfaqjen e videove me tema të ndiy-
shmefetare. Porjoçdogjëishtekaq
e thjeshtë. Nga ana e të rinjve u desh
një punë e vazhdueshme për
rregullimin e vendit dhe veça-
nërisht është për t’u shënuar durimi
dhe disiplina ndaj mungesave të
përkohshme të ujit apo energjisë
elektrike.
Më 20 korrik filloi kampingu
studentor, që vazhdoi deri në 6
gusht. Në të merrnin pjesë pothu-
ajse 90 studentë dhe nxënës që sapo
mbaruan gjimnazin. Ndarja e tyre
në skuadra u bë në mënyrë të tillë
që të mundësohej një përbëije sa
më larmishme e grupeve. Programi
ishte pothuaj i njëjtë me atë të
kampit të parë.
Në këtë periudhë të dytë ka­
mpingu u organizuan sërish lojëra
të ndryshme dhe gara kanotazhi me
varkën e manastirit “Gimi”, si dhe
“botoheshin” gazetat (satirike), të
cilat i krijonte çdo skuadër. U or-
ganizuan edhe piknike në Dhërmi.
Në jetën shpirtërore duhet
shënuar e dhe pagëzimi i 7 të rinjve,
mbas njëkatekizmitëkujdesshëm.
Gjithashtu, dy herë atapsalën Para-
klisin e të Tërëshenjtës, në kishën e
rrënuar të Shën Triadhës, në anën
tjetër të ishullit.
Kampingun e bekuan me
vizitën e tyre Kryepiskopi Anastas,
si dhe Mitropoliti i Beratit, Ignati,
duke shkaktuar gëzim të madh tek
kampistët.
Mbrëmjen e fundit kishim
bekimin e madh të merrnin pjesë
në Kremtimin e Metarmofozës së
Shpëtimtarit, dhe pastaj, mbas një
tavoline festive, secili u kthye në
zonën e tij, duke marrë me vete pa-
suri shpirtërore, deri në takimin
tjetër të ardhshëm përsëri në
Zvërnec, më 1999.
Daniel Skënderi