EmailFacebookKontakt

Kampi veror “Metamorfoza” në Glikomil, Gjirokastër

Gjatë muajit korrik, në Glikomil, u zhvilluan kampe verore për vajza dhe djem, fëmijë dhe adoleshentë, me temën “Perëndia është dashuri”.

Kampi u organizua nën mbikëqyrjen e Mitropolitit Mbikëqyrës të Gjirokastrës, Hirësi Nikollës, i cili i vizitoi kampet dhe bisedoi me pjesëmarrësit. Programi i larmishëm i kampit u realizua me përkushtimin e atë Emiliano Litos dhe dhjakon Pandeli Zenelit.