EmailFacebookKontakt

Kampi “Udhëtim në arkën e shpëtimit!”

Zyra e Katekizmit e Mitropolisë së Elbasanit gjatë periudhës së verës vazhdon traditën shumëvjeçare të organizimit të kampeve verore ditore. Këtë vit janë planifikuar 12 kampe në zona të ndryshme të Mitropolisë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.

450 fëmijë, të grupmoshës 6-16 vjeç, do të përfitojë nga programit 5-ditor, i cili përmban lutje, mësime rreth Besimit tonë të bukur Orthodhoks, aktivitete bashkëpunuese dhe krijuese, argëtime, këngë, lojëra e konkurse.

Si çdo vit, kampet zhvillohen me mbështetjen e Kryepiskopit Anastas, dhe nën kujdesin e Mitropolitit të Elbasanit, Andonit.

Armand Oga