Kampi i vajzave “Bariu i mirë”
Shën Joan Vladimir 2007
Stina e bukur dhe e nxehtë e verës sjell edhe kohën për aktivitetin e veçantë të organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipëri- së, kampin veror “BARIU I MIRË”, që zhvillohet në Shën Joan Vladimir të Elbasanit. Kjo veprimtari e organizuar prej 10 vjetësh, bëhet e mundur nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.
Tema e kampit’.
“KRISHTI U NGJALL – GËZIMI IM”.
Edhe këtë vit kampi do ketë tri turne të ndara sipas grupmoshave: Turni I: 16 korrik – 25 korrik 2007, mosha 11-13 vjeç.
Turni II: 28 korrik – 7 gusht 2007, mosha 14-16 vjeç.
Turni III: 10 gusht – 20 gusht 2007, mosha 17-2 8 vjeç.
Kampet kanë si qëllim të ndihmojnë pjesëmarrësit të njohin dhe përjetojnë besimin e krishterë Orthodhoks dhe jetën adhuruese të Kishës sonë, në shoqërinë e veçantë të shumë vajzave të tjera nga e gjithë Shqipëria.
Programi i kampit do të jetë i larmishëm dhe i mbushur me shumë aktivitete të cilat do ta bëjnë të mrekullueshme dhe dobiprurëse kohën në mjedisin e qetë të Manastirit të Shën Joan Vladimirit. Ky program është i mbushur edhe me aktivitete të tjera si lojëra, aktivitete argë- tuese, aktivitete sportive, punë dore, skeçe, këngë, valle, plazh, si dhe shumë surpriza të tjera.
Pagesa për kampin është vetëm 2000 lekë, e cila është një shumë simbolike në krahasim me gjithë shpendmet e tjera që do të mbulohen nga Kisha Orthodhokse.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në kamp, ju lutemi, kontaktoni me priftin ose katekistin e z.onës suaj.
Ju mirëpresim!
Kampi i vajzave “Bariu i mirë”
Shën Joan Vladimir 2007
Stina e bukur dhe e nxehtë e verës sjell edhe kohën për aktivitetin e
veçantë të organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipëri-
së, kampin veror “BARIU I MIRË”, që zhvillohet në Shën Joan
Vladimir të Elbasanit. Kjo veprimtari e organizuar prej 10 vjetësh,
bëhet e mundur nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.
Tema e kampit’.
“KRISHTI U NGJALL – GËZIMI IM”.
Edhe këtë vit kampi do ketë tri turne të ndara sipas grupmoshave:
Turni I: 16 korrik – 25 korrik 2007, mosha 11-13 vjeç.
Turni II: 28 korrik – 7 gusht 2007, mosha 14-16 vjeç.
Turni III: 10 gusht – 20 gusht 2007, mosha 17-2 8 vjeç.
Kampet kanë si qëllim të ndihmojnë pjesëmarrësit të njohin dhe
përjetojnë besimin e krishterë Orthodhoks dhe jetën adhuruese të
Kishës sonë, në shoqërinë e veçantë të shumë vajzave të tjera nga e
gjithë Shqipëria.
Programi i kampit do të jetë i larmishëm dhe i mbushur me shumë
aktivitete të cilat do ta bëjnë të mrekullueshme dhe dobiprurëse kohën
në mjedisin e qetë të Manastirit të Shën Joan Vladimirit. Ky program
është i mbushur edhe me aktivitete të tjera si lojëra, aktivitete argë-
tuese, aktivitete sportive, punë dore, skeçe, këngë, valle, plazh, si
dhe shumë surpriza të tjera.
Pagesa për kampin është vetëm 2000 lekë, e cila është një shumë
simbolike në krahasim me gjithë shpendmet e tjera që do të
mbulohen nga Kisha Orthodhokse.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në kamp, ju lutemi, kontaktoni
me priftin ose katekistin e z.onës suaj.
Ju mirëpresim!