Kampet verore për vajza, Shën Joan Vladimir, 2012
Tema: “Për çdo gjë falënderoni, kjo është dëshira e Perëndisë”, shoqëroi udhëtimin e tri periudhave 10-ditore në kampin e vajzave “Bariu i Mirë”, në Shën Joan Vladimir dhe ndihmoi të kultivohet një shpirt e zemër mirënjohëse për çdo gjë që kemi në jetën tonë. Ky udhë- tim 10-ditor në kampin e vajzave, brenda programit ku përfshiheshin lutja, meditimi, studimi i Shkrimit të Shenjtë, diskutimi mbi çështje të ndryshme sociale, konkurse talen- tesh dhe dramash i ndihmoi pjesë- marrësit të qëndronin larg frymës së ankesës dhe në vend të saj të jenë mirënjohës, të hapin sytë e të sho- him bekimet dhe mrekullitë që Pe- rëndia bën në jetën tonë, të gëzojmë miqësitë dhe mirësitë që Ai na jep çdo ditë. Kampi i vajzave “Bariu i Mirë” 2012, mblodhi në gjirin e tij 230 vajza nga qytete e fshatra të ndry-
shme të Shqipërisë, 17 prej të cila- ve u bënë anëtare të Kishës sonë nëpërmjet Misterit të Pagëzimit.
Vajzat pjesëmarrëse të ndara në grupe të vogla me emrat si: besimi, bindja, durimi, falja, urtësia, përku- shtimi, dashuria etj., mësuan si t’i përftojnë këto virtyte në jetën e tyre. Bashkë me këta emra secili grup
paraqiti në dramë historinë e nje- rëzve me frikë Perëndie nga Dhiata e Vjetër si: Josifin e Drejtë për fal- jen, Jobin për durimin, Ruthin për përkushtimin, Abrahamin për besi- min, Solomonin për urtësinë, Jonanë për bindjen etj.
Falënderimi është shumë i duk- shëm në gojën e njerëzve mirënjohës,
si për shembull në gojën e Profe- tëve.
Vizitat baritore në azile dhe në spitale fëmijësh nxitën mirënjohjen ndaj Zotit dhe dhanë mundësinë e përjetimit të fjalëve të tij: “Isha i sëmurë dhe më vizituat…”
Nëpërmjet tyre mësuam që një person është vërtet i krishterë vetëm kur interesohet për nevojat e të tje- rëve. Referatet e ndryshme ishin: Për çdo gjë falënderoni; Martesa, misteri i madh; Murgëria, vendim hyj- nor; Si të vishem tani që jam e kri- shterë; Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën të- nde; të cilat u mbajtën nga referues të ndryshëm: Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Nikolla, Hirësi Andoni, Motër Rakela, znj. Pamela Barksdale, dhanë mundësinë të thellohemi edhe më tepër brenda misterit të jetës dhe të vërtetave të besimit.