Kampet verore për djem, në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” – Zvërnec 2012
Me hirin e Perëndisë dhe me përkujdesjen
e Kryepiskopit Anastas, në Manastirin “Fjetja
e Hyjlindëses Mari”, në Zvërnec të Vlorës, u
zhvillua kampi veror për djem me tre turne.
Turni i parë filloi në datën 30 qershor deri
më 9 korrik. Në këtë turn morëm pjesë 90 fëmi-
jë të moshës 10-12 vjeç nga zona të ndryshme
të Shqipërisë. Bashkë me stafin drejtues kampi
në total kishte 115 persona. Këtë vit patëm
bekimin që kampi u drejtua nga Hirësia e Tij,
Episkop Nikolla.
Programi i kampit ishte i mbushur plot me
aktivitete të ndryshme shpirtërore, sociale e
argëtuese. Në ditën e parë të kampit, të gjithë
fëmijët zhvilluan një program të ndarë në 10
stacione, ku në secilin atyre iu dhurua nga një
mjet i nevojshëm për kampin: diku një libër, diku
një kryq, stilolaps etj.
Dita fillonte me zgjimin dhe leximin e Shkrimit
të Shenjtë që kryhej nëpër dhoma e më pas me
përgatitjet për lutje. Pastaj vinte mëngjesi i shij-
shëm dhe plazhi i mrekullueshëm. Programet
sportive e gjallëronin më shumë jetën e fëmijëve
në kamp. Ato u zhvilluan nën frymën e të luaj-
turit për t’u kënaqur e argëtuar dhe jo për të
fituar një çmim apo diçka tjetër.
Lutja e mbrëmjes pasohej nga darka, të cilën
e prisnin me padurim, sepse pas saj vazhdonte
një program argëtues e shpirtëror me këngë po-
pullore, filma shpirtërorë, për fëmijë të dubluar
në shqip nga Zyra e Katekizmit etj.
Periudha e dytë e kampit u zhvillua nga 12-22
korrik. Është bërë traditë që ky kamp të drejto-
het nga pedagogët e Akademisë Theologjike,
të cilët së bashku me studentët dhe bashkëpu-
nëtorët e ndryshëm krijojnë një program shpir-
tëror dhe shoqëror.
Në kamp morën pjesë 130 djem nga e gjithë
Shqipëria. Bashkë me programin tradicional,
momente të veçanta ishin edhe nata e zjarrit dhe
minikoncerti që e zbukuroi kampin. Por momenti
më i bukur ishte pagëzimi i 19 të rinjve, të cilët
u bashkuan me Krishtin, duke u bërë edhe ata
pjesë e gjallë e Kishës.
Kampi i tretë u zhvillua nga 25 korrik deri
më 2 gusht, me pjesëmarrjen e 70 të rinjve nga
Mitropolitë e Beratit dhe të Korçës. Tema e tij
ishte: “Faleminderit Perëndisë për të gjitha!”
Ky kamp u drejtua nga Hirësi Asti dhe drej-
tues së Zyrës së Katekizmit.
Çast i veçantë i tij ishte vizita e Hirësi Ignatit,
i cili shpjegoi për të rinjtë pjesë nga uratat që
lexohen nga prifti gjatë kremtimit të Liturgjisë
Hyjnore. Ai theksoi se thelbi i adhurimit or-
thodhoks është falënderimi ndaj Krijuesit dhe
veprës së tij shpëtimtare.
Mbyllja e kampit përkoi me 20-vjetorin e
fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, ku të
rinjtë iu bashkuan gëzimit të besimtarëve në
Katedralen e Re “Ngjallja e Krishtit”, në
Tiranë.