Mediat e Kosovës kanë folur pozitivisht për kampet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
më poshtë po japim një artikull të botuar në “Koha Ditore”
Vullnetarë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë organizojnë kampe për fëmijë të Malishevës
Kampet, model shkollash verore
Veprimtaria zhvillohet në bashkëpunim me drejtorë shkollash dhe me lejen e DA-së ku dorëzohen programet e punës të cilave vullnetarët e kishës janë të obliguar fu përmbahen
Rexhep Krasniqi
Maushevë, 9 korrik – Paqja, dashuria, mirësia, shpresa, miqësia. falja, besnikëria, liria, falënderimi, mirënjohja, sakrifica, zemërgjerësia, janë virtytet që synojnë t’i mbjellin dhe kultivojnë te fëmijët e Komunës së Malishevës një grup të rinjsh vull- netarë nga Kisha Ortodoksë Autoqefale e Shqipërisë këto ditë vere. Këtë verë ata organizojnë 4 kampe verore që identifikohen me ernra virtytesh të tilla, në Komunën e Malishevës; një uë Carrallukë me emrin “Zemërgjerësia”, një në Malishevë me emrin “Shpresa” dhe 2 kampe në Banjë, njëri “Gëzimi”, tjetri “Mirësia”. Kampi “Gëzimi’” në Banjë është hapur të dielën nën drejtimin e Ana Kërqykut dhe do të zgjasë 4 ditë, sikurse edhe kampe të tjera. “Sa më shumë ne qendrojmë bashkë, më shumë gëzim do të kemi në shpirt, miku yt unë jam, miku im ti je, të gjithë janë miqtë tanë, sa gëzim që unë kam”, ishte himni-mesazh i kampit “Gëzimi”, të cilin bashkë me Anën e këndonin fëmijët në hapje të kampit. Numri i femijëve që i ishin bashkuar kampit ishte i madh. Gjatë aktiviteteve nxënësit recitonin poezi, këndonin këngë.
krijonin aty për aty poezi dhe luanin lojëra të ndryshme përmes të cilave argëtoheshin. Gabriela Bezhani, koordinatore e të rinjve vullnetarë që organizojnë kampe të tilla, njofton se ky organizim ka nisur më 2001 në Carrallukë të Maiishevës.
Urat e miqësisë
“Ideja ishte që t’i argëtonim femi- jët pas traumave të luftës, të kri- jonim ura miqësie midis shqip- tarëve të të dyja anëve të kufirit dhe sot mund te them se jam e kënaqur me punën që kemi bërë”, thotë ajo. Ndërkohë, vullnetarët e Kishës Ortodokse Shqiptare janë përqendruar edhe në programe edukative përmes të cilave syno- jnë krijimin dhe kultivimin e dijes, krijimtarisë dhe virtyteve njerë- zore te fëmijët, duke i shndërruar kështu kampet në një model të shkollave verore. ‘Virtytet me të cilat identifikohen kampet tona paraqesin vlera të veçanta për shoqërinë. Ato janë mesazhe për femijët dhe nëse i kultivojmë ato ne mendojmë se i kemi kontribuar diçka shoqërisë kosovare”, spikat koordinatorja Bezhani. Organizimi i kampeve, sipas Bezhanit, bëhet në bashkëpunim
me drejtorët e shkollave dhe me kërkesat e tyre, si dhe me lejen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, pasi kampistët janë nxënës shkollash fillore. DA-ja e Malishevës ka lëshuar leje për këto organizime në të gjitha shkollat e Malishevës, më 20 qershor, pas kërkesës së vullnetarëve të kishës. Në lejen e lëshuar potencohet se “gjatë zhvil- limit të këtyre aktiviteteve përfito- jnë shumë fëmijë”. Bëhet e ditur se ka kërkesa edhe nga shkolla të tjera për organizimin e këtyre aktiviteteve.
Bashkimi në kampe
‘‘Rreth 70 deri 80 për qind e nxënësve na bashkohen në kampe”, njofton Bezhani. Janë 25 vullnetarë në stafin që e menax- hon Gabriela Bezhani, ndërkohë që drejtor i stafit është amerikani Nathan Hoppe. Sivjet organizimit të të rinjve të Kishës Ortodokse Shqiptare i është bashkuar edhe një francez. “Synim yni është edhe të krijojmë e forcojmë miqësinë mes vetë fëmijëve”, thotë Nathan Hoppe. “Gjithashtu, ne vazhdimisht përpiqemi edhe të nxisim te femijët ndjenjën e ruajt- jes së ambientit pasi pas koktejeve që organizojmë në natyrë aty u
bëjmë me dije fëmijëve se vendi i mbeturinave janë shportat apo kontejnerët e jo natyra”, shton ai në oborrin e shkollës në Banjë. Më shumë se 100 vullnetarë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare që nga viti 2001 kanë punuar në kampet e organizuara në Malishevë. Projekti që financohet nga kisha në fjalë, sipas koordina- tores Bezhani, do të vazhdojë.
Qytetarë ku janë organizuar kampe të tilla në Malishevë flasin në afirmativ për aktivitetet e këtyre vullnetarëve. “Fëmijët tanë kanë marrë pjesë vazhdimisht në kampet e organizuara nga Kisha Ortodokse dhe mezi kanë pritur sivjet që të vijë koha e organizimit të tyre”, thotë Emine Krasniqi, nga Carralluka. “Ndonëse vijnë
nga kisha, kurrë në aktivitetet e organizuara nuk vëren diçka fetare. Këtë e thonë femijët, por edhe vetë i kam përejellë shumë aktivitete të tyre dhe kurrë nuk kam vërejtur diçka të tillë”, shton ajo.
Edhe Milaim Kastrati, honor i Malishevës, flet në pozitiv për punën e vullpetarëve të Kishës, në kampin e së cilës ka marrë pjesë vajza e tij Mirenxa. “Vajza ime ka qenë shumë e kënaqur dhe mezi priste të vinte koha e aktiviteteve”, thotë ai. “Sipas vajzës, në kamp ka pasur lojëra, këshilla edukative dhe unë jam i kënaqur me punën që kanë bërë, punë e cila është reflektuar pozitivisht te vajza ime”, thekson Kastrati.