EmailFacebookKontakt

Kampe të shumta verore për fëmijë dhe të rinj në Mitropolinë e Elbasanit

Edhe këtë vit u zhvilluan kampet verore ditore në Mitropolinë e Elbasanit. Stafi i Zyrës së Katekizmit, me bekimin dhe përkujdesjen e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, realizoi 12 kampe verore ditore për 400 fëmijë dhe adoleshentë të grupmoshës 6-17 vjeç, gjatë periudhës 20 qershor -10 gusht 2023.

Tema e kampit për këtë vit ishte “Frytet e Shpirtit të Shenjtë”. Programi i kampit përmbante mësime të krishtera, lojra, punime artistike, këngë të krishtera dhe aktivitete festive, të cilat i drejtuan fëmijët të ecnin në rrugën e Zotit gjithë ditët e jetës së tyre e të jenë instrument dashurie edhe për këdo që Zoti do t’ju sjellë pranë në jetë.

Zyra e Katekizmit e Mitropolisë së Elbasanit