Kampet verore ditore janë ndër aktivitetet që fëmijët e zonave të ndryshme të Shqipërisë i presin me shumë dëshirë. Edhe këtë verë të 2011-ës, Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë bëri të mundur realizimin e këtyre kampeve në ba- shkëpunim me klerikët e dioqezave të ndryshme, katekistët dhe me të rinjtë, të cilët ofruan vullnetarisht ndihmën e tyre gjatë zhvillimit të këtyre kampeve. Kampet u organi- zuan nga fundi i korrikut deri në mesin e shtatorit, me pjesëmarrje të gjerë të fëmijëve. Programi zhvi- llohej nga ora 08.00 deri në 12.00. Shpenzimi i kohës me miqtë e tyre dhe gjetja e miqve të rinj e bënte edhe më interesante pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Tema e këtij viti ishte: “Shenjtorët e gjallë”.
Programi ishte hartuar në atë mënyrë që fëmijët edhe do të edu- koheshin me vlerat e krishtera, por edhe do të argëtoheshin përgjatë këtyre ditëve. Programi konsistonte në lutje, diskutime në grupe të vogla për jetën e shenjtorëve, por siç është bërë tashmë traditë, pjesë e tij ishin edhe këngët, lojëra të ndryshme në grupe të vogla dhe të mëdha, punë dore etj. Duke njohur botën e fëmijëve, mësuesit ishin të përgatitur me një sërë këngësh me lëvizje, lojëra nga më të ndryshmet, poezi etj.
Me bekimin e Episkopit të Apo- llonisë, Hirësi Nikollës, Departa- menti i Edukimit të Krishterë në
Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit ofroi kampet ditore verore në Shën Vlash, në Rrushkull dhe fshatrat përreth, në kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Durrës dhe asistoi në ka- mpin e fëmijëve të Kavajës. Në kamp, fëmijët mësuan për jetën e Shën Nikolla Mrekullibërësit, për Shën Julitën dhe Kirikun, për martirët Shën Pjetër dhe Pavli dhe për Apo- stujt. Ata ishin të ftuar të merrnin pjesë në Liturgjinë Hyjnore më 8 shtator për të festuar Lindjen e Hyj- lindëses Mari dhe pas Liturgjisë u zhvillua mësimi mbi jetën dhe dësh- minë e saj. Fëmijët morën informa- cionin bazë për të lexuar ikonat, gjuhën e tyre simbolike dhe kupti- min e simboleve të tyre. Qendra e re e Edukimit të Krishterë dhe kla- sat e Akademisë në Shën Vlash ndih- muan që studentët të akomodonin dy grupe të vegjlish me 24 fëmijë
(mosha 4-8 vjeç) dhe 33 fëmijë (mo- sha 9 vjeç e lart).
Programi i katekizmit në Kishën e Shën Pavlit në Rrushkull ishte i tejmbushur me 64 fëmijë. Një ek- skursion i veçantë u organizua në Manastirin e Ardenicës ku morën pjesë 21 fëmijë dhe 9 prindër, të gji- thë së bashku morën pjesë në Litur- gjinë e zhvilluar në këtë manastir me rastin e festës së Lindjes së Hyjli- ndëses Mari. Njëzet fëmijë të pa- gëzuar morën Kungimin Hyjnor nga Hirësi Ignati që celebroi Litur- gjinë e së kremtes.
Gjithashtu edhe në zonën e El- basanit, kampet u zhvilluan edhe në Cërrik, Gramsh, Elbasan dhe Li- brazhd. Sipas atë Petro Halili, në këto kampe ishin të pranishëm 250 fëmijë dhe vlen të veçohet se kam- pet ditore në Librazhd u organizuan për herë të parë pranë kishës së re që është në ndërtim e sipër.
Ndërkohë, mbi 200 fëmijë mo- rën pjesë në kampet ditore të dio- qezës së Beratit. Sipas atë Niko Lushit, kampet u zhvilluan në fund të muajit gusht deri në mes të shta- torit në këto zona: Berat, Ura Vaj- gurore, Shën Pjetër, Pojan, Agim, Rrupaj, Bubullimë.
Këto kampe zhvillojnë te fëmijët ndjenjën e përgjegjësisë për vepri- met e tyre. Nëpërmjet kampeve, fëmijët mësojnë se nuk është mjaf- tueshme të duash vetëm veten të- nde, por mbi të gjitha Perëndinë që na krijoi dhe na udhëzon si të jetoj- më, dhe të duam të afërmin ashtu si veten. Prindërit shprehen se sho- qërizimi i fëmijëve, kujdesi dhe për- gjegjësia që tregohet për fëmijët në kampe, i bën ata që të vazhdojnë të sjellin fëmijët e tyre çdo vit në këto kampe, duke parë vlerat që fëmijët e tyre zhvillojnë nga dita në ditë.
Anastasia Pamela Barksdale,
Isidor Koti & Ana Meni