Kamp ribashkimi
për fëmijët e Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës
Më 21 qershor -1 korrik 2019, Shtëpia Orthodhokse e Shpresës priti grupin e 10-të për kampin veror vjetor nga OCMC (Qendra Misionare e Krishterë Orthodho- kse, SHBA).
Gjashtë vullnetarë të moshës 18-73 vjeç nga kisha të ndryshme orthodhokse, ofruan kohën dhe talentet e tyre për të organizuar një kamp veror për fëmijët e Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës dhe një festë në plazh së bashku me 15 ish- fëmijë të Shtëpisë së Shpresës.
Tema e kampit këtë vit ishte “Besimi, Shpresa dhe Dashuria, por më e madhja prej tyre është Dashuria”. Grupi ofroi studime biblike, grupe diskutimi, mësime të gjuhës angleze, punime artiza- nale, muzikë dhe lojëra gjatë para- dites, ndërsa në mbrëmje u orga- nizuan lojëra, nata e zjarrit dhe mbrëmja e shfaqjes së talenteve.
Anëtarët e grupit ishin: atë Dennis Rhodes, prift nga Kisha Orthodhokse shqiptare në Amerikë; Teresa Duro (e cila kishte lindur në Shqipëri dhe u largua në Amerikë më 1968); Jacob Sparks, student i theologjisë dhe matematikës; Esther Ruhle, 18-vjeçare e sapo- diplomuar nga shkolla e mesme; Kristina Koutsouris (21 vjeçe) dhe Juliana Leondis (18 vjeçe), nga Boca Raton, Florida, të dyja stu- dente të infermierisë. Me mirësinë, butësinë dhe dashurinë e tij, grupi i fitoi zemrat e fëmijëve, ndaj edhe ky grup mori emrin “Grupi Dashu- ria”.
Brenda aktiviteteve të pro- gramit të kampit u organizuan edhe disa aktivitete zbavitëse si ekskursione në plazh te fshati Rinia dhe te Gjiri i Lalzit, në pishi- nën e bukur të Resort “Tropical”, ku pronari i saj e ofroi atë falas për fëmijët dhe stafin, ekskursion në Tiranë, ku morën pjesë në dorë- zimin në prift të dhjakon Emanuel
Lapanxës, i cili tani do të jetë edhe prifti i Manastirit të Shën Vlashit. Pas këtij kremtimi në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, fë- mijët dhe stafi kaluan kohë të mre- kullueshme në “Ring Center”, duke bërë patinazh e duke luajtur te këndi i lojërave për fëmijë. Falë- nderime të veçanta për ofertën e mirë të çmimit që iu afrua fëmijëve edhe grupit.
Ditën e shtunë, më 29 qershor, pas Liturgjisë në Shën Vlash, filloi festa e bashkimit të ish-fëmijëve të Shtëpisë së Shpresës me fëmijët që jetojnë atje tani, me një mëngjes të veçantë.
15 ish-fëmijë ofruan një dëshmi shumë të bukur se si i ka ndihmuar Shtëpia Orthodhokse e Shpresës, duke dëshmuar se ajo do të ishte gjithmonë “Shtëpia” e tyre.
Pas takimit dhe dëshmive plot emocion, mirënjohje dhe falënde- rime, të gjithë së bashku kaluam një ditë të mrekullueshme duke notu- ar, duke luajtur volejboll dhe duke drekuar së bashku në bregdetin e Gjirit të Lalzit.
Të gjithë premtuan që do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin dhe do të ndihmojnë Shtëpinë Ortho- dhokse të Shpresës, që ajo të ndih- mojë fëmijët dhe familjet në ne- vojë.
Grupi u largua të hënën, me zemrën plot frymëzim dhe lot në sy, me shpresën për të ardhur sërish, që të jenë pjesë e kësaj veprimtarie kaq të bukur dhe të rëndësishme të Kishës sonë.
Anastasia Pamela Barksdale, M.Div.
Misionare koordinuese e OCMC me Shtëpinë e Shpresës dhe Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”