EmailFacebookKontakt

Kalendari i Madh dhe Kalendari i Vogël Orthodhoks 2022

Në muajin dhjetor dolën në qarkullim Kalendari i Madh dhe Kalendari i Vogël Orthodhoks të vitit 2022.

Të dy kalendarët kanë si tekst shoqërues një bilanc të këtyre 30 viteve nga ringritja kanonike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me zgjedhjen si Kryepiskop të saj, më 24 qershor 1992, të Fortlumturisë së Tij, Anastasit.

Kalendarët shënojnë të kremtet dhe shenjtorët orthodhoksë. Ata janë të pajisur edhe me shënime për periudhat si Triodi, ditët e kreshmës etj. Kalendari i vogël përmban edhe leximet biblike të çdo dite, si dhe të dhënat për strukturën, mitropolitë, fondacionet e Kishës sonë.