KA SHPRESE !
Mesazhi i Krishtlindjeve 1998
■vAnastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe popullit Orthodhoks shpresëtar
Bij të shtrenjte më Zotin,
A.
Mesazh shprese lëshon në botën tonë të
trazuar, në vendin tonë të vuajtur, në
zemrën tonë të paqetë, Lindja e Krishtit,
që kremtojmë sot. “Do të jetë rrënja e Je-
seut dheAi që do të ngrihettë mbrëtërojë
mbi kombet; tek Ai do të shpresojnë ko
mbet”, e kishte profetizuar para shekujve
Isaia dhe e përsërit Apostull Pavli. Megji-
thëse një mori ngjarjesh përhapin shqe-
tësim, ankth dhe shpeshherë dëshpërim,
Krishtlindjet, qetësisht, solemnisht,
ngulmojnë: Ka shpresë! Ajo nuk bazohet
në një optimizëm të papërcaktuar, në
premtime njerëzore, por në një Person
që erdhi qetësisht dhe përulësisht, i Cili
TekAi do të shpresojnë kombet” (Rom. 15,12)
Megjithëse një mori ngjarjesh.
përhapin shqetësim, ankth dhe
| shpeshherë dëshpërim, Krishtli*
■ ndjet, qetësisht, solemnisht,.
: ngulmojnë: Ka shprese! i
L ______________________________ J
qëndron midis nesh, e që do vijë përsëri
më lavdi. Tek i Biri i Perëndisë që u tru-
pëzua, për të Cilin psalim: “Shkop nga
rrënja e Jeseut je, dhe lule prej asaj, o
Krisht, ke çelur prej Hyjlindëses… Erdhe
i mishëruar ngagrua që kurrë burrë nuk
njohu, i patrup dhe Perëndi, lavdi fuqisë
Tënde, o Zotl”.
Ka shpresë, sepse ardhja e Shpëtim-
tarit tregon interesimin e drejtpërdrejtë,
dashurinë e pakonceptueshme të Pe-
rëndisë së gjithëpushtetshëm, të krijue-
sit të Gjithësisë, për mbarë njerëzimin.
Ka shpresë, sepse Ai që lindi, erdhi për
të përuruar mbretërinë e Perëndisë,
mbretëri paqeje dhe dashurie. Shpresa
e krishterë bazohet në planin shpërblyes
të Perëndisë për botën, shtrihet deri në
fund të Historisë, në përmbushjen e shpë-
timin më Krishtin në fund të botës. Zbu-
lon fuqi e mundësi të pafundme, të paka-
pshme nga logjika e thjeshtë dhe nga
përvoja e drejtpërdrejtë.
Para mungesës së rrugëdaljes, bre-
nda sprovave, ne të krishterët, në ditë
feste ose të zakonshme, shpresojmë. “Dhe
jo vetëm kaq, por mburremi edhe në
vuajtje, duke e ditur se vuajtja sjell
durim, durimi përvojë, dhe përvoja
shpresë” (Rom. 5,4). Pa injoruar realitetin
e ashpër, jetojmë me shpresën, e cila
transformon edhe kushtet më tragjike,
me anën e durimit e të ngushëllimit të
Shkrimeve (Rom. 15,4). “E madhe fuqia
e shpresës tek Zoti… sepse shpresa tek Pe-
rëndia i reformon të gjitha” (Shën Joan
Gojarti).
Vijon në faqen 6
Mesazhi i Krishtlindjeve 1998 i Kryepiskopit Anastas
Vijon nga faqja 1
Burim i kësaj shprese është e tërë Eko-
nomia shpëtuese e Birit të trupëzuar të Pe-
rëndisë, nga Grazhdi deri tek Kryqi e Ngja-
llja. Brenda kësaj perspektive të përgjith-
shme kremton Kisha. Ajo, në një të kremte
konkrete, mund të ndriçojë një pikë të veça-
ntë, por, në një varësi të drejtpërdrejtë me
gjithë praninë dhe veprën e Perëndinjeriut.
Ndaj, shpresa jonë është e pathyeshme dhe
e fortë: për ecjen personale – megjithë pri-
vimin, padrejtësinë, përndjekjen direkte ose
indirekte; për ecjen e vendit tonë – megjithë
rënien ekonomike, mungesën e sigurisë,
ashpërsinë e pashpjegueshme dhe kontra-
diktat ende të pashëruara. Por, edhe për-
zhvillimin e rajonit më të gjerë ku jetojmë –
megjithë padrejtësinë e manovrat e të fuqi-
shmëve të herëpashershëm në disa vende;
por edhe për të ardhmen e njerëzimit –
megjithë spekullimet e fodullëkun e të më-
Ka shpresë, sepse ardhja
e Shpëtimtarit tregon interest”
min e drejtpërdrejtë, dashu
rine e pakonceptueshme të
Pe reo së g//f/iëpushfe-
tshëm, të krijyesit të Gjithë-
sisë, për mbarë njerëzimin.
dhenjve dhe të vegjëlve.
Shpresë në fitoren përfundimtare të
së vërtetës dhe të dashurisë. Shpresë që nuk
dëshpëron. “Dhe shpresa nuh turpëron, se
pse dashuria e Perëndisë është derdhur në
zemrat tona me anën e Shpirtit të Shenjtë,
që na është dhënë” (Rom. 5,5). Shpresa jonë
mbështetet, veçanërisht në dashurinë e pa-
perceptueshme nga mendja, të Perëndisë,
me të cilën Shpirti i Shenjtë mbushi zemrat
tona; nga e cila asgjë dhe askush nuk mund
të na shkëputë. Shpresën e krishterë e
shoqërojnë në mënyrë të pandashme gëzimi
dhe paqja. Gëzim i qetë dhe i qëndrueshëm,
që nuk avullon në zhegun e pikëllimeve.
Paqe që mbush zemrën, edhe kur trazirat
e jashtme janë në ngritje.
B.
Por, që njeriu të marrë mesazhin e
shpresës, që rrezaton në çdo drejtim e
kremtja e Krishtlindjeve, i duhet “marrësi”
i besimit. Dhe problem! i madh në botën
moderne është, se në shpirtrat e mijëra nje-
rëzve, marrësit e këtij Hoji, janë prishur ose
funksionojnë me ndërprerje, duke shtre-
mbëruar figurën, zërin dhe kuptimin. Fuqi
dhe interesa të shumëllojshme kërkuan të
shndërronin këtë shpresë esenciale të
Ndofta, shumë nuk formu-
lojnë kundërshtime teorike,
c&\ ^^ AAA m:wm„. <<<))ci^? to
mos ketë lindur Krishti.
Krishtlindjeve në gëzime të vogla të pla-
sticizuara dhe në një ikje të përkohshme
romantike.
Mjerisht, bota jonë i kremton Krisht-
lindjet nga ana e jashtme, ndërsa në fakt,
në qendra ku merren vendime kritike, në
jetën tonë personale, rrojmë... sikur nuk ka
lindur Krishti. Shumë njerëz, thjesht e pra-
nojnë në mënyrë konvencionale, se ka li
ndur një person i rëndësishëm i historisë
njerëzore, por jo Krishti, i Biri i Perëndisë
së gjallë, Shpërblyesi i botës, siç E adhuron
dhe E predikon Kisha. Ndofta, shumë nuk
formulojnë kundërshtime teorike, por, në
fakt rrojnë sikur të mos ketë lindur Krishti.
Në këtë kategori bëjnë pjesë, kryesisht, të
gjithë ata, që për interesat e tyre shkelin
paturpësisht të drejtën e të pambrojturve
dhe përgjakin popuj ose ata, që për pasuri-
min e tyre individual, shtyjnë të rinjtë drejt
narkotikëve dhe pasioneve të shumë-
llojshme dhe persona ose grupe drejt
varferisë dhe mjerimit.
Por, edhe shumë nga ne, vëllezër, që
me dashamirësi dëshirojmë që të quhemi
të krishterë, shpesherë sillemi sikur të mos
ketë lindur Krishti, Shpëtimtari ynë. Kur,
për shembull, humbasim orientimin tonë
shpirtëror dhe e lemë besimin tonë të thy-
het; kur bëhemi pre e egoizmit dhe hipokri-
zisë; kur udhërrëfyes në jetën tonë bëhen
doktrina dhe parime të tjera dhe jo ijala e
Tij e qartë dhe e kristaltë.
Megjithatë, Kisha vazhdon të shpallë,
veçanërisht këto ditë: Krishti, i Biri dhe
Fjala e Perëndisë, u bë njeri. Ai u lind obje-
ktivisht në Historinë njerëzore. Eshtë koha
që t’i përgjërohemi që të lindë edhe në ze-
^=>»«»=»=«»»«=»«»====«=»==»»^^^
Shpresën e krishterë e
shoqëfojnë në mënyrë të
pandashme gëzimi e paqja.
<«™™™™™™™™^^
mrën tonë. Ta ndjekim pas me besim. Ti
kërkojmë dhuratën e besës. Duke thirrur
me dëshirë: “Besoj, o Zot, ndihmo pabesinë
time” (Mark. 9,24). Nëse bëhet kjo, të gjitha
të tjerat do të pasojnë. Madje, edhe besën e
dridhur dhe dëshirën e mirë i pranon Pe-
rëndia dhe na krediton në një vlerë të shu-
mëfishuar. E kremtja e Krishtlindjeve nxit
në një rinovim të besimit, pa zhurmë dhe
shtytje kumbuese, me një qetësi medituese.
Por, që ta njohim me të vërtetë dhe të
besojmë tek “i Trupëzuari nga Shpirti i
Shenjtë dhe Virgjëresha, që u bë njeri”, është
i domosdoshëm hiri i Shpirtit të Shenjtë.
Vetëm me praninë dhe fuqinë e Tij stabili-
zohet besimi dhe aktivizohet shpresa në
jetën tonë të përditshme.
Lindja e Krishtit mbetet në shekuj ngja-
ija unikale e shpresës. Jo vetëm për disa të
privilegjuar, por për të gjithë rruzullin, për
të gjithë popujt. “Në emrin e Tij do të shpre-
sojnë kombet” (Matt. 12,21). “Dhe me Të do
të bekohen gjithë fiset e tokës, gjithë kombet
do ta lumurojnëAtë... Dhegjithë toka u mbu-
shtë me lavdinë e Tij” (Psal. 71:17-19).
***
Vëllezër, gënjeshtra, ashpërsia e
padrejtësia e botës, si dallgë oqeani, kë-
rkojnë shpesh të na tërheqin në humnerën
e dëshpërimit. Tipi i jetës dhe e marrë-
dhënieve midis njerëzve dhe midis popuj-
Lindja e Krishtit mbetet në
shekuj ngjarja unikale e
shpresës. Jo vetëm për disa të
privilegjuar, por për të gjithë
rruzullin, përtë gjithë popujt “Në
emrin e Tij do të shpresojnë
kombet” (Matt. 12,21).
ve, që krijohet brenda kushteve të reja dhe
peripecive të globalizimit, i mbush zemrat
me shqetësim dhe me frikën e së panjohu-
rës. Në këtë dekor të ri, lindja e Krishtit
zbut të gjitha shtërngatat dhe i hedh jetës
sonë një dritë të fortë. I ofron perspektivë
shprese udhëtimit tonë, i jep kuptim jetës,
madje edhe vdekjes.
Pra, brenda dritës së Krishtlindjeve,
dua t’ju uroj të gjithëve diçka të madhe,
duke përdorur vargun biblik që shoqëron
shprehjen “tek ai shpresojnë kombet”: “Dhe
Perëndia i Shpresës le tju mbushëjuue me
çdo gëzim dhe paqe me anë të besimit, që ta
keni të bollshme shpresën me anën e fuqisë
së Shpirtit të Shenjtë” (Rom. 15,13). Ju uroj
me gjithë shpirt plot gëzim dhe paqe, bollëk
shprese, fuqi të pashtershme qëndrue-
shmërie dhe krijimtarie “më fuqinë e
Shpirtit të Shenjtë”. Këto le ta mbushin
shpirtin tonë, në çfarëdo kushtesh që të
rrojmë, edhe gjatë periudhës së festave dhe
gjatë vitit që vjen.
Me dashuri të thellë më “lisu
Krishtin, shpresën tonë të përbashkët”!
+ Anastasi