“Ka pasur përpjekje për një përdorim të shqipes
në shërbesat fetare edhe para pushtimit turk”
Vështrim i shkurtër historik mbi përkthimet fetare në Kishën Orthodhokse në Shqipëri
Hirësia e Ttj JOANI,
Mitropolit i Korçës
(Vijon nga numri i kaluar)
Kjo kumtesë u mbajt në Simpoziumin e Përkthimit, organizuar nga
Shoqëria Biblike Ndërkonfensionale e Shqipërisë, që u zhrillua në nëntor
1998 në Tiranë (Botohet me Shkurtime).
T>rof. Shuteriqi, në Shkrimet Shqipe
sjell një dëshmi me shumë interes nga
atdhetari i nderuar Jani Vreto. Kur Vreto
flet për mësuesin e tij, klerikun e shquar
orthodhoks, Ikonom Nikolla Postenani, ai
shkruan: “Sa herë ai meshonte, ungjillin e
thoshte shqip, gjithashtu i thoshte shqip
edhe përshëndoshjet për Sh. Marinë dhe
Himnet triadike të përkthyera nga vetë ai.”
Vreto nuk na tregon në se Ungjilli ishte
përkthyer nga ai, por siguron se ai i kishte
përkthyer përshëndoshjet për Sh. Marinë.
Alfabeti që ai përdorte, gjithmonë sipas
dëshmisë së Vretos, ishte ai grek, por i
plotësuar për tingujt e shqipes me gërma
latine. Nga kjo dëshmi tregohet se në
Postenan të Leskovikut kishte një
përdorim të shqipes në shërbesat fetare në
fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX.
Ikonom Nikolla ka jetuar në vitet 1748-
1838, domethënë pikërisht në kohën kur
shqipja po përdorej nga Grigori i Durrësit,
Dhaskal Todhri dhe shumë të tjerë në të
njëjtën fushë. Kjo tregon se në këtë
periudhë, në Kishën Orthodhokse,
përkthimi i Shkrimit të Shenjtë dhe
përdorimi i shqipes në shërbesat fetare,
kishin marrë një përmasë të ndjeshme.
Gjithashtu, Vreto në “Skepseis”, na tregon
se edhe Naum Veqilharxhi e kishte
përkthyer Dhiatën e Re. Ne nuk na ka
ardhur ky përkthim, i cili do të kishte
shumë interes në studimin e përkthimeve
të Dhiatës së Re në shqip.
Nga sa kemi përmendur më sipër del,
se para botimit të Dhiatës së Re, përkthyer
me mjeshtëri nga dijetari i shquar Kon-
standin Kristoforidhi – përkthim që bën
një epokë në historinë e përkthimit të
Shkrimit të Shenjtë në shqip, kemi një
traditë të pasur përpjekjesh dhe
përkthimesh.
Konstandin Kristoforidhi e përktheu
me porosi të Shoqërisë Biblike Britanike,
Dhiatën e Re të plotë, e cila u botua në
Stamboll në dialektin tosk në vitin 1879.
Botimi në dialektin geg ishte bërë pak vite
më parë. Kristoforidhi përkthen edhe disa
nga librat e Dhiatës së Vjetër. Në vitin
1872 boton Psaltirin dhe në periudhën
1880-1884 boton disa nga librat e parë të
Dhiatës së Vjetër “Të bërët”, “Të dalët”,
“Nomi i Dytë” dhe “Fjalët e urta” dhe
“Isaia”, në toskërisht… Përkthimet e
Kristoforidhit nga ana gjuhësore ja
kalojnë të gjitha përkthimeve të bëra para
tij. Ato dallohen nga pastërtia e gjuhës
shqipe dhe nga saktësia. Teksti i Dhiatës
së Re, i botuar për herë të parë në vitin
1879, në dialektin tosk dhe ribotuar në
vitin 1911 dhe 1930, përdoret edhe sot në
Kishën Orthodhokse. Gjithashtu, Shoqëria
Biblike ribotoi përsëri në vitin 1994 tekstin
e Dhiatës së Re të përkthyer nga
Kristoforidhi, në bazë të botimit të fundit
në Korçë, 1930, posaçërisht për Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Përkthimi u prit mirë nga të gjithë
orthodhoksët shqiptarë, brenda dhe jashtë
Shqipërisë dhe pati një përhapje të
jashtëzakonshme. Kontributi i këtij
përkthimi në përdorimin e shqipes në
Kishën Orthodhokse dhe në njohjen e
Shkrimit të Shenjtë nga besimtarët
orthodhoksë dhe nga të tjerë, është
jashtëzakonisht i madh. Konstandin
Kristoforidhi mbeti deri në fund të jetës
së tij një bir i denjë dhe besnik i Kishës
Orthodhokse. Për të nderuar veprën e
madhe të këtij dijetari dhe patrioti të
shquar, Kisha Orthodhokse në vitin 1934
i ngriti një bust, i cili është edhe sot në
Kishën e Shën Marisë në Elbasan.
Mbas Kristoforidhit, në shek. XIX pati
edhe përpjekje të tjera në përkthime,
sidomos në shërbesat fetare. Por ishte
shekulli i XX, ai që solli kontributin më të
madh në lëmin e përkthimeve dhe në
konsolodimin e terminologjisë fetare…
(vijon në faqcn 10)
Vështrim i shkurtër hi^draki^i^ f#^Pe
në Kishën Orthodhoksenë Shqipëri
(Vijon nga faqja 9)
Imzot Th. Noli boton në 1908 në Boston
“Shërbesa e Javës së Madhe” dhe në 1909
“Librë e Shërbesave të Shenjta”. Në
parathënien e këtij libri ai jep edhe arsyet
që e kanë shtyrë të fillojë këtë punë: “Po u
fal shqiptarëve orthodhoksë këtë librë, e
cila është e dyta dhe pandeh që përdorja e
sajë do t’i sjellë një shërbim vendit tonë. I
kam dhënë zotim kombit tim t’u jap
vëllezërve të mi bashkëfetarë librat më të
nevojshëm për të praktikuar faljen e tyre
në gjuhën kombëtare dhe zotimin tim do
ta mbaroj ndofta brenda në pak kohë, në
qoftë se shqiptarët janë gati të më ndihin,
sikundër më ndihnë me të shtypurit e
këtyre dy librave. Me të kthyer të kësaj
libre u përpoqa të mos largohem nga teksti
greqisht dhe besoj që u dhashë shqipta-
rëve një kthim ekzakt të lutjeve të kishës
orthodhokse. Natyrisht nuk mund të mbe-
tesha i kënaqur nga kthimet e vjetra të
atdhetarit të shkëlqyer Z. K. Kristoforidhi
dhe u përpoqa t’i ndreq ato që hynë në këtë
libër pas përparimit që ka bërë gjuha
shqipe që nga koha e tij, pa mohuar që
puna e tij qe një ndihmë dhe themeli për
mua.” Imzot Theofan Noli përktheu libra
të shumtë liturgjikë. Ndërmjet tyre mund
të përmendim Uratoren, Triodin dhe
sidomos Kremtoren, të cilën ai e quante
kryeveprën e tij në fushën letrare….
Mbas shpalljes së autoqefalisë, Kisha
organizoi një komision që të merrej me
përkthime të reja dhe me korrektimin e
përkthimeve të mëparshme. U shquan në
këtë drejtim Prof. Sotir Papakristo dhe
teologu i dëgjuar Dhimitër Beduli.
Komisioni bëri një punë të lavdërueshme,
sidomos në korrektimin dhe plotësimin e
Librit të Shërbesave të Shenjta. Libri u
korrektua si nga ana gjuhësore, ashtu edhe
nga ajo doktrinale. Gjatë periudhës së
persekutimit as mund të bëhet fjalë për
përkthime. Rihapja e institucioneve fetare
e gjeti Kishën Orthodhokse krejtësisht të
shkatërruar. Prandaj, duke parë edhe
mangësitë e mëdha në literaturën fetare,
një nga objektivat kryesore të Kishës,
krahas objektivave të tjera urgjente, ishte
edhe pajisja e klerikëve dhe besimtarëve
me literaturën e nevojshme fetare. Në këtë
periudhë të vështirë, përsëri kontributi i
Dhimitër Bedulit ishte providencial.
Perëndia e kishte ruajtur për të bërë
lidhjen me brezin e vjetër dhe me traditën.
Kryepiskopi Anastas ngriti një komision,
nën drejtimin e Dh. Bedulit, për të rifilluar
punën me përkthimet. Ndonëse i moshuar,
Dhimitër Beduli u dha me mish e me shpirt
në rilindjen e literaturës fetare. Të gjithë
të rinjtë përfi-tiian ngap^Voja dire
këshillat e tij në’fushën e^ërkthijneVg^ – J
Gjatë kësaj periudhe të shkurW dhe tq>y
mbushur me veshtirësi, përktHimet jahë
një pjesë e rëndësishme në aktivitetin e
Kishës Orthodhokse. Janë-k:origj.na^.
ribotuar dhe përkthyer shumë libra të
ndryshëm të shërbesave fetare dhe libra
doktrinalë dhe është në proces botimi i ■’
:korigjliai*iT)lliatës kdRëtPtrr, ndoshta tani
<4fe ndbHheminë n^ë'i^ re, e cila kërkon
'■h^ëy^p^^qpirmm t& të gjithgve, për
ypifi^iblih, përsa. ^htë e mundur të
rfermiaologjisë dhe për një përkthim të
saktë ^e dipjitoz të Shkrimit të Shenjtë,
ku, ‘d,Uhët të përfshjhen teologë dhe
gjiihëtarë dhe për një botim kritik të tij.
Hirësiae Tij Joani