EmailFacebookKontakt

Julita nga Qesaria (30 korrik)

E lavdëroi kryepiskopi i qytetit të saj, Vasili i Madh (1 janar).

Ishte e krishterë shpresëtare në gjendje shumë të mirë ekonomike. Dikur denoncoi në publik një zaptues arrogant që duke përdorur shpifje dhe gënjeshtra, duke paguar rryshfete dhe duke bërë për vete dëshmitarë të rremë, kishte përvetësuar shumicën e skllevërve, të fushave, të kafshëve dhe të të mirave materiale të saj.

Tamahqari i paskrupullt dhe mashtrues që nuk stepej përpara asgjëje, bën plan që t’i mbyllë gojën njëherë e përgjithmonë protestueses për bërjen pluhur të pasurisë së saj. Pra i bëri denoncim si kundërshtuese të perëndive, që për këtë nuk ishte e hijshme të disponoje pasuri të patundshme – ose të drejta shtetërore sipas një versioni tjetër.

Atëherë u tërhoq në gjykatë, ku pa vonesë mohoi çdo lavdi dhe pasuri dhe komoditet, për të mos devijuar nga e Vërteta. Kështu qeveritari e hodhi në furrë, por flakët u çanë duke formuar një bark si kamare, si një dhomë vezulluese! Brenda këtij prehri të paparë dha frymën, megjithëse trupi nuk iu cënua aspak, që ta kenë ngazëllim dhe frymëzim dhe shërim të afërmit e saj si dhe besimtarët.

At Justini

Marrë nga Libri “Nga thesari i shenjtorëve”, që do të botohet së shpejti