Nga 12-16 tetor, u kremtua në Tbilis të Gjeorgjisë
1400-vjetori i Manastirit të Ivarit (Kryqit të Nderuar),
si dhe 30-vjetori i Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij,
Patriarkut të Kishës së Gjeorgjisë, Ilia II. Në këtë
jubile morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Kishat
Orthodhokse të botës, si dhe Tërëshenjtëria e Tij,
Patriarku Ekumenik Vartholomeu. Kisha jonë
përfaqësohej nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij
Ignati, si dhe nga z. Jorgo Papadhopuli, pedagog në
Akademinë Teologjike.
N
ë pritjen zyrtare të bë-
rë nga Patriarku Ilia,
përshëndeti dhe Hirësia e
Tij Ignati, i cili tha ndër të
tjera:
“Fortlumturi, ju falë-
nderojmë përzemërsisht
për ftesën e bërë për të
bashkëcelebruar në Ki-
shën simotër, të shkëlqyer
e të lashtë të Gjeorgjisë,
që është themeluar nga
Apostulli i Shenjtë Andrea,
i Parëthirruri që në she
kalim e parë dhe e për-
forcuar më pas, në sheka
lim e katërt, nga Shenjto-
rja Nina prej Kapadho-
kisë, e barabartë me apo-
stujt. Në këtë ditë të shë-
nuar ne kremtojmë 1400-
vjetorin e Manastirit të
Ivarit, që rrezaton për
kaq e kaq shekuj dritën
e pashuar të besimit ndaj
Zotit tonë Jisu Krisht, si
një beden i lartë dhe si
një fener shpirtëror i or-
thodhoksisë. Nga ky Ma
nastir dolën njerëz të
shkëlqyer të virtytit dhe
arsimit, të cilët zhvilluan
e kultivuan idealin mur-
gëror e asketik në popu-
llin tuaj shpresëtar… Ky
vit përkon dhe me një ditë
të shënuar për Fortlum-
turinë Tuaj, pasi me Hirin
e Zotit mbashen 30 vjet
nga Fronëzimi Juaj si bari
i këtij populli të zgjedhur
prej Perëndisë…
Duke shprehur urimet
e Fortlumturisë së Tij
Anastasit, të vëllezërve të
shenjtë hierarkë, të klerit
dhe popullit shpresëtar të
Shqipërisë, i lutemi Zotit
të Tërëfuqishëm t’Ju japë
shëndet dhe vite të shum-
ta për të vazhduar punën
Tuaj frytdhënëse për the-
llimin e besimit të popullit
gjeorgjian dhe për të ecur
në hapat e besimit të ku-
lluar orthodhoks, fryte të
të cilitjanë: lulëzimi i ide-
alit murgëror, rimëkëmbja
e stolisja e kishave të she-
njta, arsimimi i të rinjve,
kultivimi i prirjeve kleri-
kale për të pasur në të
ardhmen barinj të denjë,
që do të vazhdojnë punën
shpirtërore të Zotit Jisu
Krisht për shkëlqimin e
Kishës së Shenjtë dhe për
lavdinë e Perëndisë Trini-
tare. ”
Të shtunën në mëngjes,
më 13 tetor, popull i shumtë
ishte mbledhur në kishën e
shenjtë të Manastirit të
Ivarit, ku nën drejtimin e
Tërëshenjtërisë së Tij Var-
tholomeut dhe Patriarkut të
Gjeorgjisë Ilia II, u krye një
Dhoksologji, e cila shënoi
fillimin e festimit të 1400-vje-
torit të këtij manastiri dhe
të 30-vjetorit të Fronëzimit
si Patriark i Kishës së Gje-
orgjisë.
Po atë ditë u organizua
edhe vizita në Muzeun e
Arteve Kombëtare, ku my-
safirët u njohën me histori-
në e lashtë të popullit gjeor
gjian, si dhe me rrënjët e
hershme të Krishterimit në
Gjeorgji.
E paharruar do të mbe-
tet pasditja e së shtunës, në
Katedralen Orthodhokse të
Trinisë së Shenjtë, në Tbi
lis. Mijëra e mijëra njerëz
ishin mbledhur brenda dhe
jashtë asaj, që mund të jetë
një nga katedralet më të
mëdha të traditës orthodho
kse të ndërtuara në kohët
moderne. Koret e shumtë,
të përbërë kryesisht nga
djem të Akademisë Teolo
gjike të Tbilisit, e bënë edhe
më emocionuese atmosfe-
rën. Të binte në sy shpresë-
taria e njerëzve dhe pjesë-
marrja e të rinjve dhe fëmi-
jëve në kishë dhe, sidomos
respekti i tyre ndaj klerit.
Besimtarët prisnin me orë
të tëra për të marrë beki-
min nga Patriarku ose nga
hierarkët e tjerë të Kishës.
Më 14 tetor Liturgjia
Hyjnore, e drejtuar nga dy
patriarkët, ku bashkëme-
shuan të gjithë priftërinjtë e
kishave të tjera simotra, u
zhvillua në Katedralen Sve-
tiskoveli, sërish nëpraninë
e mijëra besimtarëve. Për-
shtypje të madhe bëri pje-
sëmarrja dhe tjalimi i Presi-
dentit të Gjeorgjisë në Shër-
besë, si dhe prania e perso-
naliteteve të tjera shtetëro-
re, që gjatë gjithë ceremoni-
së gjenin rastin për të lavdë-
ruar Patriarkun e Gjeorgjisë
lidhur me veprën e Tij bari-
tore në Kishë.
Më 15 tetor mbresëlë-
nëse ishte vizita që Patriar
ku Ekumenik dhe delegatët
e kishave orthodhokse bënë
në Manastirin e Shën Ni-
nës, të ndërtuar mbi një ko-
dër. Po në këtë ditë të gjithë
përfaqësuesit e kishave or
thodhokse asistuan në dhë-
nien e titullit “Çmimi i
Nderit Akademik”, akordu-
ar Patriarkut Ekumenik
Vartholomeut, nga Akade-
mia e Shkencave të Gjeor-
gjisë.
Korresp. i “Ngjallja”