– KRYEPISKOPIT ANASTAS I JEPET KRYQI I ARTE I SHEN VLADIMIRIT, URDHERI ME I LARTE
I KISHES ORTHODHOKSE RUSE DHE BEHET ANETAR NDERI I AKADEMISE THEOLOGJIKE TE MOSKES –
“Ju njohim si shkencëtar
të shquar kishtar ”
– Fjala përshëndetëse e Patrikut të
Moskës dhe të gjithë Rusisë, ALEKSI II,
drejtuar Kryepiskopit të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, ANASTASIT, gjatë
pritjes në selinë patrikale të Lavrës së
Hirëshme, të Trinisë së Shenjtë dhe Oshë-
nar Sergeit, më 8 tetor 1998 –
Fortlumturi, Vëlla i dashur më Krishtin,
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë,
z. Anastas,
Të përndershëm kolegë, kryebarinj, etër të
nderuar, miq të dashur,
Përgëzoj ngrohtësisht të gjithë të pranishmit
sot, këtu në zemër të Orthodhoksisë Ruse, pra, në
Lavrën e Hirëshme të Shën Sergeit, e shenjtëruar
me jetën dhe luftën e asketit dhe mbrojtësit të madh
të vendit tonë, Shën Sergeit të Radonezhit. “Dre-
jtësia u sheshon rrugët të papërlyerve” (Proverba,
11, 5), thotë Shkrimi i Shenjtë. Dhe në këtë ditë të
përkujtimit të atit tonë Oshënar Sergeit të Rado
nezhit, kryebarinjtë e barinjtë orthodhoksë, murgjit
e nderuar dhe të krishterët shpresëtarë, nga çdo
anë e vendit tonë, vijnë këtu në Lavrën e Shën
Sergeit, që të komunikojnë me plot dëshirë me të
drejtin e drejtësisë dhe të kërkojnë pikëpamjet dhe
mbrojtjen e tij në shërbesën kristiane të Kishës së
Shenjtë Orthodhokse. Për 600 vjet lipsani kurues i
igumenit të tokës ruse u jep ndihmën plot hir dhe
shërim të gjithëve sa i falen me besim. Bekimi i
Shën Sergeit transmetohet me devocion nga
kryebarinjtë dhe barinjtë nëpër anë të ndryshme
të tokës dhe pikëpamjet dhe ndihma e Oshënarit
kontribuojnë në përpjekjet e sotme hierapostolike,
për ndriçimin shpirtëror dhe drejtimin e grigjës së
tyre.
Për këtë është tepër domethënës fakti, se në
gëzimin e kremtimit të kujtimit të Oshënarit Sergei
i Radonëzhit merr pjesë edhe Primati i Kishës
(vijon në faqen 6)
I
“Fortlumturi, Ju njohim Jure jo retem si kryebari energjik
dhe hierapostull të palodhur, por dhe si shkencëtar të shquar
kishtar, i cili ka pasuruar thesarin theologjik me studime
serioze në fushën e historisë së feve. Shumë klerikë të Kishës
Orthodhose të Rusisë, që kanë studiuar në Universitetin e
Athinës, kujtojnë me mirënjohje leksionet Tuaja, të cilat
dallohen për analizën e thellë. Kërkimet Tuaja shkencore mbi
historinë e Islamit, pa dyshim Ju ndihmojnë në shërbesën
kryepriftërore në situatën komplekse ndërfetare të Shqipërisë
së sotme. Akordimi i sotëmJuve i titullit tëAnëtarit tëNderit të
Akademisë Theologjike të Moskës, dëshmon respektin e thellë
të Kishës Orthodhokse Ruse ndaj Jush, si një shkencëtar
orthodhoks i dëgjuar…”
Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë,
Aleksi II
\_________________________________—________________________ _________/
– FJALA E PERSHENDETJES E PATRIKUT ALEKSI II –
Vijon nga faqja 1
Orthodhokse të Shqipërisë, Fort i Lumturi Kryepiskop i
Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Duke ndjekur
besnikërisht thirrjen e Zotit tonë “Shkoni, pra dhe mësoni të
gjithë kombet, edhe i pagëzoni në emrin e Atit e të Birit e të
Shpirtit të Shenjtë” (Matt. 28,19), Ju, Fortlumturi keni
punuar, duke ndriçuar me dritën e Krishtit kombet e ko-
ntinentit afrikan dhe ia kushtuat jetën Tuaj grigjës or
thodhokse të Shqipërisë, që Ju ka dorëzuar Zoti.ll zgjedhur
në vitin 1992 si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë,
e cila pas persekutimeve të frikshme të autoriteteve
antifetare, u ndodh në një gjendje shkretimi të skajshëm,
Fortlumturia Juaj ndërmori, gjatë gjashtë viteve të fundit,
me të vërtetë apostolike, vepra të rimëkëmbjes nga gërma-
dhat të Orthodhoksisë. Rusët orthodhoksë provuan ndjenjën
e gëzimit dhe mirënjohjes për Perëndinë, duke parë se si me
lutje e durim ndërtohen kishat e shkatërruara dhe rindizet
drita e besimit në zemrat e njerëzve të mashtruar dhe të
frikësuar, shpesh me represione të pamëshirshme, duke parë,
Patriku Aleksi II duke i dorëzuar Kryepiskopit Anastas Kryqin e Artë
të Shën Vladimirit, Urdhëri më i Lartë i Kishës Orthodhokse Ruse
se si rilind plotësia e jetës kishtare, e çliruar nga zinxhirët e
jashtëm. Ngjashmëria e rrugëve historike dhe e përvojës
shpirtërore të Kishave Orthodhokse të Rusisë dhe Shqipërisë
gjatë shekullit të 20-të, kontribuoi në konsolidimin e mirëku-
ptimit reciprok dhe dashurisë vëllazërore. Kujtojmë dhe lë-
vdojmë sot, luftën e omologjetëve, shërbimin me vetmohim
të martirëve të rinj të Orthodhoksisë së Shenjtë, durimi dhe
gjaku i të cilëve përbëjnë bazën dhe forcimin e Kishës, garanci
për rilindjen e saj dhe për triumfin ndaj fuqive të së keqes
dhe të ndarjes. Dhe sot, që kemi kapërcyer Golgothanë tonë,
falenderoj Zotin për përdëllimet e tij të pashprehura, që tre-
gohen pasurisht dhe dukshëm në rilindjen e besimit
orthodhoks në Rusi dhe Shqipërr
E shënuar është koha e sotme për Kishën Orthodhokse
të Shqipërisë, sepse rifunksionon Sinodi i saj i Shenjtë.
Dhe në këtë mënyrë jeta kishtare gjeti përsëri univer-
salitetin e vërtetë dhe grigja orthodhokse ka mundësinë e
drejtimit episkopal.
Fortlumturi, Ju njohim Juve jo vetëm si kryebari energjik
dhe hierapostull të palodhur, por dhe si
shkencëtar të shquar kishtar, i cili ka pasuruar
thesarin theologjik me studime serioze në fushën
e historisë së feve. Shumë klerikë të Kishës
Orthodhose të Rusisë, që kanë studiuar në
Universitetin e Athinës, kujtojnë me mirë-njohje
leksionet Tuaja, të cilat dallohen për ana-lizën
e thellë. Kërkimet Tuaja shkencore mbi hi-
storinë e Islamit, pa dyshim Ju ndihmojnë në
shërbesën kryepriftërore në situatën komplekse
ndërfetare të Shqipërisë së sotme. Akordimi i
sotëm Juve i titullit të Anëtarit të Nderit të Aka-
demisë Theologjike të Moskës, dëshmon respe-
ktin e thellë të Kishës Orthodhokse Ruse ndaj
Jush, si një shkencëtar orthodhoks i dëgjuar.
Zoti, me Përkujdesjen e Tij, e gjykoi
Fortlumturinë Tuaj, që të bëheni Primat i asaj
Kishe, që pas Golgothasë që kaloi, përjeton peri-
udhën e rilindjes dhe të ringjalljes shpirtërore
të jetës kishtare dhe nuk është i rastësishëm
emri Anastas që Ju dha Kisha.
I uroj me gjithë shpirt-Fortlumturisë Suaj,
të ketë bujarisht ndihmën e Perëndisë në
shërbesën Tuaj të mundimshme kryepriftërore,
për shumë vite të mbara.
Vijon nga faqja 2