Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, vëlla fort i dashur më Krishtin Perëndi dhe bashkëmeshëtari ynë, zoti Anastas. Duke ju përqafuar vëllazërisht në Krishtin, Fortlumturi, që jeni fort i shtrenjtë për ne, ju përshëndesim ngrohtësisht nga zemra.
Po ju shkruajmë me gëzimin më të madh, fort i dashur dhe fort i nderuar Fortlumturi, për t’ju falënderuar për bisedën telefonike që zhvilluam së afërmi me ju, ku shprehët shqetësimin e madh për luftën e ashpër që shpërtheu në Lindjen e Mesme dhe në Vendet e Shenjta, si edhe për humbjen e jetës në mënyrë të padrejtë dhe të frikshme të shumë bashkëqytetarëve tanë të pafajshëm për shkak të kësaj lufte, ku, ndër të tjera, edhe për bombardimin e Spitalit të Kishës Anglikane në Gaza dhe të Manastirit të Hirshëm të Shën Porfirit në Jerusalem, i cili ka ungjillëzuar dhe ka predikuar besimin e krishterë dhe ka themeluar Kishën e Shenjtë të Krishtit në Gaza.
Fortlumturia juaj punoi më shumë se kushdo tjetër për përgatitjen dhe thirrjen e Sinodit të Madh të Orthodhoksisë në Krete, duke mbrojtur përparësinë e Patriarkut Ekumenik dhe Sinodicitetin e Kishës Orthodhokse nëpërmjet dialogut vëllazëror me Kishat e tjera Orthodhokse. Madje, edhe tani, me këmbëngulje dhe me dhimbje po mundoheni pa u lodhur, duke bashkëpunuar edhe me Kishat e tjera Orthodhokse motra, për rivendosjen e unitetit në Krishtin të Kishave Orthodhokse.
Kështu pra, duke ju përqafuar ngrohtësisht nga Varri i Tërëshenjtë dhe Jetëdhënës, po e mbyllim këtë letër.
Nga Qyteti i Shenjtë Jerusalem, 24 tetor 2023.
Forlumturisë së tij, Hyjmbrojturit dhe Vëllait të dashur më Krishtin.
Theofili III
Patriark i Jerusalemit