EmailFacebookKontakt

Joan Vllahu (12 maj)

Ishte filiz i një shtëpie të dalluar rumune të shekullit XVII. U rrëmbye 15 vjeç nga atdheu i tij, kur tartarë dhe turq mësynë dhe shtypën një kryengritje lokale. Një turk i degjeneruar kaq u tërhoq nga bukuria e tij, sa donte të bënte veprim të pamoralshëm me të. Por ai iu kundërvu. I degjeneruari atëherë u përpoq ta lidhë tek një pemë, por shenjti arriti ta vrasë për t’i shpëtuar shnderimit. Ushtarët e tjerë e sollën në Konstandinopojë dhe e dorëzuan tek bashkëshortja e të vrarit, në mënyrë që të fillonte tani ajo nga ana tjetër, orvajtjen e djallit që të ndyhej i riu. Kështu e çoi tek veziri, i cili mbas hefimit e la në dispozicionin e plotë të saj. U përpoq ta bindte që të ndërronte besim për t’u bërë bashkëshort i saj dhe posedues i të gjitha të mirave të saj. Robi e përbuzi, atëherë e çoi tek krahinari, i cili e futi në burg. Për shumë ditë iu nënështrua torturave të frikshme, ndërsa përditë gruaja manjake vinte dhe luftonte ta thyente. Së fundi e varën më 12 maj 1662.