Dr. Dion Tushi
(Vijon nga numri i kaluar)
Emërimi i Joakim
Martinianit si kryeprift në
mitropolitë e Greqisë
Në Konstandinopojë Joakimi u bë anëtar i Sinodit të Shenjtë të Pa- triarkanës Ekumenike. Me traktatin e Lozanës, krijohet një situatë e re, por si konseguencë e saj ishte edhe ndalimi për të marrë pjesë në Sino- din e Patriarkanës Ekumenike i kryepriftërinjve të zonave kishtare jashtë kufijve të shtetit turk. Atë- herë së bashku me shumë kryeprif- tërinj edhe Joakimi i Beratit largohet nga Sinodi i Shenjtë. Gjitha- shtu së bashku me të largohen dhe dy kryepriftërinj të tjerë që mbanin titujt e mitropolive brenda shtetit shqiptar, Mitropoliti i Durrësit Jakovi dhe Mitropoliti i Korçës Joakimi. Siç kuptohet, jeta e këtyre hierarkëve u vështirësua mjaft, pasi as në Sinodin e Patriarkanës Ekumenike nuk mund të qëndronin dhe as në mitropolitë e tyre në Shqipëri nuk mund të ktheheshin. Në nëntor të vitit 1923, për çështjen kishtare të Shqipërisë, u ringrit një Këshill prej tre kryepriftërinjsh, ku u caktua edhe Joakimi i Beratit, por kjo çështje mbeti pezull për një kohë të gjatë.
Më 9 tetor të vitit 1924 Joakimi u zgjodh Mitropolit i Paramithisë, ndërkohë që nuk reshti asnjëherë së interesuari për gjendjen kishtare në Shqipëri. Më 25 janar 1925 i drejtohet Patriarkanës me një rela- cion ku i kërkon që për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit kishtar me Shqipërinë në vend të Jero- theut të dërgohej si eksark ndonjë tjetër. Me zgjidhjen e këtij problemi dhe me vendosjen e gjendjes kish- tare në baza kanonike, Joakimi shpre- sonte që të kthehej në Shqipëri për të shërbyer si kryeprift. Por kjo gjë nuk u realizua kurrë. Më 3 shtator të vitit 1925 Joakimi emërohet Mi- tropolit i Nea Pellagonisë, Ptole- maidhës. Në këtë mitropoli ai që- ndroi 10 vjet. Kur në vitin 1926 Mi-
tropoliti i Trapezundës Hrisanthos erdhi në Tiranë si eksark (i dërguar) i Patriarkanës, për t’u marrë vesh me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e problemit kishtar, në marrëve- shjen që u firmos nga ana shqiptare prej ministrit të jashtëm Hysen bej Vrionit, emri i Joakimit përmendej si kandidatura më e mundshme për një nga tri mitropolitë e mbetura va- kante, ajo e Tiranës, Durrësit dhe e Gjirokastrës, ndërkohë që në mitropolitë e Korçës dhe të Beratit do të vendoseshin përkatësisht Je- rotheu i sipërpërmendur dhe Kri- stofor Kissi, Mitropolit i Sinadhës, ish – anëtar i Sinodit të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.
Në vitin 1928, qeveria shqiptare vendosi që ta zgjidhte problemin kishtar, pa marrë mendimin e Patri- arkanës. Kështu kemi thirrjen e Kongresit Kishtar, i cili e fton edhe Mitropolitin tashmë të Ptolemai- dhës, që nëse donte mund të vinte dhe të merrte pjesë në formacionin e ri kishtar. Por Joakimi nuk pranoi këtë ftesë, pasi e kontestonte këtë Kongres nga mënyra se si u zhvi- llua. Më 5 shtator të vitit 1935, Joa-
kimi u emërua Mitropolit i Ksanthit. Më 5 dhjetor të vitit 1942 u emërua Mitropolit i Pulanisë dhe Kilkisit dhe më 12 dhjetor të vitit 1945 ri- emërohet përsëri Mitropolit i Ksan- thit. Në Ksanthi ai ndërron jetë më 11 dhjetor të vitit 1953. Në testamentin e tij, bibliotekën e tij të pasur si dhe një shumë të hollash i la për mitropolinë e Korçës dhe manastirin e “Shën Prodhromit” në Vosko- pojë, por kjo dëshirë e tij nuk u plotësua asnjëherë.
Kontributi i J. Martinianit
në fushën e Ballkanologjisë
dhe Historisë, veprimtaria e
tij botuese
Joakim Martiniani ka qenë një figurë tepër karizmatike. Ai ishte i pajisur me dhunti e intelekt të ve- çantë. Njohës i shumë gjuhëve evropiane dhe me një kulturë të ad- mirueshme, ai ushtroi edhe një ve- primtari të vlefshme botuese. Pa- varësisht kushteve të pazakonta poli- tike dhe shoqërore ku ai jetoi e pu- noi, si dhe ndërrimit të vazhdue- shëm të ambienteve ku ai ushtroi
aktivitetin e tij, Mitropoliti Joakim la pas disa vepra me vlerë të ma- dhe në fushën e filologjisë, albano- logjisë, ballkanistikës dhe historisë. Dy veprat kryesore të tij janë Sim- volai eis tin Istoria tis Moskopo- leos, H Iera Moni tou Timiou Prodhromou kata ton en auti kodhika 1630-1857 (Kontribute në Historinë e Voskopojës, Mana- stiri i Shenjtë i Shën Prodhromit sipas Kodikut të tij 1630 -1857), Athinë 1939 dhe Moskopolis 1330-1930, Voskopoja 1330-1930, Selanik 1940.
Vepra mbi kodikun e Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë, jep një informacion të pasur për sa i përket historisë së manastirit dhe qytetit në fjalë. Nëpërmjet trans- kriptimit dhe komentimit të këtij kodiku, njihemi me ngjarjet kryeso- re historike e shoqërore në kuadrin e disa shekujve jo vetëm të Vosko- pojës, por edhe të zonës përreth, nga ku marrim një informacion të konsiderueshëm edhe për mitropo- linë dhe qytetin e Korçës. Gjitha- shtu prej këtu marrim një informa- cion të plotë për sa i përket figura- ve kryesore të këtij qyteti, kontribu- teve të tyre në të mirë të komuni- tetit, si dhe të lidhjeve tregtare e kulturore të Voskopojës me vende të ndryshme të Evropës, të dhëna të rëndësishme jepen këtu edhe për Justinianën e Parë Kryepiskopatën e Ohrit, që nga gjeneza e saj rreth viteve 530 deri në shkatërrimin e plotë nga turqit, në vitin 1767, dy vjet para shkatërrimit të qytetit të famshëm të Voskopojës. Nga të dhënat e këtij Kodiku njihemi edhe me shkaktarët e shkatërrimit të parë të këtij qyteti, si dhe me përje- timin e kësaj fatkeqësie nga popu- llata e mbetur.
Ndërkohë që libri i dytë për Vos- kopojën, ruan vlera të veçanta për vetë faktin se studimi i historisë dhe kulturës së këtij qyteti përfshin një hark prej pothuajse gjashtë she- kujsh. Për nga mënyra e trajtimit të bën përshtypje dashuria dhe
(vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9)
nostalgjia e shkrimtarit për atdheun
e tij. Parathënia e këtij libri është
një punim i vërtetë shkencor me
vlera shumë të mëdha, këtu autori
flet për zonën në fjalë në aspektin
historik qysh para mijëvjeçarit të
parë deri në periudhën e mesjetës
së vonë, duke cituar autorët më në
zë që i janë referuar që në lashtësi
zonës ku shtrihet Voskopoja dhe
Korça, ai flet për popullatat, ndiki-
met, luftërat dhe qytetërimet, duke
cituar autorë e studiues seriozë si Abel
Otto, Arnaudoff M, Diehl Charles,
Anastasiou G, Fallme-rayer J. etj.
Për nga pikëpamja kompozi- cionale kjo vepër voluminoze me rreth 400 faqe, ndahet në 24 ka- pituj, ku në secilin prej tyre trajto- hen tema të ndryshme, duke filluar që nga themelimi i Voskopojës, popullatave në të, zhvillimeve urbane sociale e kulturore, figurave të shquara në dimensione evropia- ne dhe botërore që nxori ky vend, kultivimit të veçantë të artit, kul- turës dhe arsimit këtu, objekteve të kultit dhe shtypshkronjës, botimeve në të dhe rëndësisë së madhe që pati Akademia e Voskopojës në kul- tivimin e gjuhëve ballkanike dhe në emancipimin e zonës.
Në mënyrë të veçantë autori flet për marrëdhëniet e Voskopojës me qendrat më të përparuara të Evro-
pës Perëndimore e Qendrore, me ngulimet e voskopojarëve dhe kon- tributet e tyre në këto qendra etj., pa harruar të japë të dhëna të sakta për gjeopolitikën e periudhave në fjalë për qëndrimet e Voskopojës dhe aleancat e saj të heshtura ku- ndër Turqisë, siç janë p.sh. lidhjet dhe ndihma e madhe me të holla që ky qytet i jep Katerinës së Rusi- së në luftërat e saj kundër ushtrive turke etj. Në mënyrë të detajuar me të dhëna të plota dhe elementë burimorë të mirëqëmtuar, autori përshkruan shkatërrimet e njëpas- njëshme të Voskopojës që nga ai fatal i shtatorit të vitit 1769 deri tek ai i fundit i vitit 1916. Për nga të dhënat dhe risitë që sjell ky libër përbën ndoshta një nga monogra- fitë më të mira dhe më të plota për qytetin dhe fenomenin Voskopojë ndër dhjetëra e dhjetëra libra të shkruar për të nga autorë të ndry- shëm në kohë dhe vende të ndry- shme. Veç të tjerash ky punim shqu- het për bibliografinë tejet të pasur dhe të përzgjedhur, e cila flet për një punë të kujdesshme të autorit në fjalë.
Përveç këtyre librave imzot Jo- akimi ka shkruar dhe disa vepra të tjera si O Kastorias Dhionisios Mandoukas (1648-1741) (Mitro- politi i Kosturit Dionis Mandukas 1648-1741). Në këtë vepër flitet
për një figurë shumë të madhe iluministe me orgjinë voskopojare, i cili e ushtroi aktivitetin e tij si mitro- polit i qytetit të Kosturit, për Dionis Mandukën dhe veprën kishtare pedagogjike e filologjike të tij etj.
Ndërkohë vepra e tij, e cila nuk e ka parë ende dritën e botimit, është tepër interesante dhe me vlera të veçanta. Nga të dhënat e nxjerra mësojmë se ai ka lënë shu- më studime të rëndësishme të pa- botuara, prej të cilave përmendim:
1. Berati dhe juridiksioni shpirtëror i këtij vendi, Apolo- nia, Nimfeon, Aulona, Kanina, Orikumi, Amantia, Gllavenica, Sason (Sazani). 2. Korrigjime dhe të dhëna të tjera në monografinë e Gleizerit për Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit. dhe 3. Kri- shterimi në Shqipëri.
Është për të ardhur keq që figu- ra të tilla si ajo e Imzot Joakimit për vetë kushtet dhe rrethanat e kohës kur jetuan, nuk patën mundësinë që të qëndronin dhe të punonin gjatë gjithë kohës në vendin e tyre për të kontribuar ashtu siç dëshironin. Gjithsesi kontributi i tij mbetet tepër i çmuar si në aspektin religjioz e arsimor, ashtu edhe në atë shken- cor edhe për Shqipërinë.
Marrë nga revista “Kërkim”, nr. 6