Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepi- skopit tonë Imzot Anastasit, sot del numri i parë i gazetës kishtare “Ngjallja”. botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Është menduar që kjo gazetë të mos jetë një mjet thjesht informativ i punës që është kryer dhe po kryhet për ringritjen dhe riorganizimin e Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, të mos jetë mjet i thjeshtë informativ i zgjidhjes së pro- blemeve urgjente që e preokupojnë Kishën: siç janë p.sh. vazhdimi i përgatitjes dhe i hirotonisjes së klerikëve të rinj për të plotësuar dalëngadalë nevojat dhe shërbimet shpirtërore të besimtarë- ve orthodhoksë në të gjitha famullitë e qyteteve e të fshatrave, ai i riparimit, i ndërtimit dhe i pa- jisjeve të shumicës së kishave të shkatërruara
që qëndrojnë akoma të mbyllura, ai i rishikimit dhe i ribotimit të teksteve kishtare liturgjike në gjuhën shqipe pa të cilat s’mund të kryhen shër- bimet përkatëse fetare, ai i krijimit dhe i organi- zimit të bazës ekonomike të saj me rikthimin nga ana e shtetit të pasurive, të pronave dhe të fondeve të konfiskuara e të shtetëzuara. Ajo nuk do jetë së fundi një mjet thjesht informativ i veprimtarisë së Kishës në sferën panortho- dhokse e pankristiane.
Gazeta “Ngjallja” do të jetë dhe një organ shpirtëror. Në çdo numër të saj, ajo do të botojë edhe artikuj e studime të shkurtra teologjike nëpërmjet të cilëve i krishteri orthodhoks do të marrë njohuritë më të domosdoshme mbi pari- met e larta ungjillore lidhur me jetën, me famil-
jen, me shoqërinë, me kombin, do të marrë njo- huri të tilla që ai të formojë në vetvete bindje të shëndosha se historia na mëson që, në luftën midis fuqive shpirtërore e materiale në përpjekjet midis arsyes dhe forcës brutale, fitues gjithnjë kanë dalë forcat shpirtërore dhe parimet e pa- vdekshme të drejtësisë, të dashurisë, të vëllazë- rimit. Ajo, nëpërmjet artikujve që do të botohen, nuk do të pushojë të vërë në dukje dashurinë, tolerancën, harmoninë që duhet të karakterizojnë jo vetëm besimtarët orthodhoksë, por të gjithë popullin shqiptar dhe nuk do të pushojë së ndi- kuari për zbutjen e mërive të krijuara në gjirin e shoqërisë sonë gjatë kohës së kaluar. Ajo herë pas here do të botojë pjesë të shkëputura nga librat e Shkrimit të Shenjtë dhe nga veprat ma- dhore të Etërve të Shenjtë, të himnologjisë litur- gjike dhe të agjiografisë sonë kishtare, në mëny- rë të veçantë për shenjtorët vendas.
Gazeta “Ngjallja” do të pranojë me gëzim bashkëpunimin e besimtarëve tanë orthodhoksë dhe të intelektualëve tanë të shumtë, të cilët me mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre, gjith- një brenda normave dhe traditës sonë kishtare orthodhokse dhe për probleme që kanë lidhje me Kishën, do të japin kontributin e tyre, për një riorganizim sa më të plotë të saj.
Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale, besnike në traditat e saj fetaro-kombëtare, do të vazhdo- jë edhe nëpërmjet gazetës “Ngjallja” të kontri- buojë në bashkëpunim vëllazëror dhe me komu- nitetet e tjera fetare të vendit, në ringjalljen shpirtërore të popullit tonë. Zoti na ndihmoftë!
B.
Botuar në numrin e parë të “Ngjallja”