EmailFacebookKontakt

JISUI, Shkatërruesi i Vdekjes

Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se ai që dëgjon fjalën time, edhe i beson Atij që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, edhe në gjyq nuk vjen, por shkon prej vdekjes në jetë (Joani 5:24).

“Unë jam Ngjallja e Jeta, ai që më beson, edhe në vdektë, do të rrojë. Edhe kushdo që rron edhe më beson, nuk do të vdesë kurrë” (Joani 11:25-26).

Krishti është ai që vdiq, po edhe më tepër ai që u ngjall, i cili është në të djathtë të Perëndisë, i cili edhe lutet për ne. Kush do na ndajë nga dashuria e Krishtit? […] Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as engjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vijnë, as lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tjetër krijesë nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë (Romanët 8:34-39).

Kështu edhe të ngjallurit e të vdekurve. Mbillet në prishje, e ngrihet në paprishje; Mbillet në çnderim e ngrihet në lavdi; Mbillet në dobësi e ngrihet në fuqi; Mbillet trup shtaze e ngrihet trup shpirti.

Kështu edhe është shkruar, i pari njeri Adami “u bë shpirt i gjallë”; i pastajmi Adam (d.m.th. Krishti), frymë që jep jetë. Edhe nuk u bë më përpara ajo e shpirtit, po ajo e gjallesës, pastaj ajo e shpirtit.

Njeriu i parë është prej dheut, prej balte; njeriu i dytë është Zoti prej qielli. Çfarë është ai prej balte, ashtu janë edhe ata të baltës, dhe çfarë është qiellori, ashtu janë edhe qiellorët. Edhe sikurse veshëm figurën e atij prej balte, ashtu do të veshim edhe figurën e qiellorit (I Kor. 15:42-50).

Ai do ta shkatërrojë vdekjen përgjithmonë, dhe Zoti Perëndi do të fshijë lotët nga të gjithë sytë… Do të thuhet në atë ditë, “Ja, ky është Perëndia ynë, ne e kemi pritur Atë, le të gëzohemi e le të ngazëllohemi në shpëtimin e Tij (Isaia 25:8-9).

Eja, le të kthehemi tek Zoti: Sepse Ai ka thyer, që të mund të na shërojë; Ai ka goditur, dhe ai do na bashkojë; Mbas dy ditësh ai do na gjallërojë; Në të tretën ditë Ai do na ngjallë, që të mund të rrojmë përpara Tij (Osea 6:1-2).

…Dhe ju do ta mësoni që Unë jam Zoti, kur Unë do të hap varret tuaja, dhe do t’ju ngre ju prej varreve tuaja, o populli im. Dhe Unë do të ve Shpirtin tim në ju, dhe ju do të rroni… (Ezekiel 37:12-14).