JISU KRISHTI –
DRITA E BOTËS
“Drita e vërtetë u shfaq dhe të gjithëve u dhuron ndriçimin…” (Lavdërimet e Mëngjesores së Theofanisë)
Krishti, me ardhjen e Tij në botë, na pajtoi me Perëndinë dhe na bashkoi me Të, ndërsa me pagëzimin e Tij na shfaqi se Ai është Perëndi e Bir i Perëndisë dhe njëkohësisht se është edhe njeri si ne, vëllai ynë i vërtetë. Prandaj edhe festa e Theofanisë është ditë gëzimi dhe hareje jo vetëm për njerëzit, por edhe për gjithë krijesën dhe botën. Shumë të bukura dhe kuptimplota janë frazat që u dëgjuan gjatë bekimit të ujit nëAjazmën e Madhe: “…Sot, Parajsa u happër njerëzit dhe Dielli i drej- tësisë ndriçoipër ne. Sot të poshtmet (d.m.th. tokësoret) festojnë bashkë me të sipërmet (d.m.th. qielloret) dhe tëposhtmet bashkë- bisedojnë me të sipërmet. Sot, panairi i or- thodhoksëve me zë të madh gëzohet” (Urata e Ajazmës së Madhe).
Pas pagëzimit të Krishtit, Ungjijtë na tregojnë se pararendësi Joan, i cili kishte nisur veprimtarinë e tij pak kohë më përpara se Jisui të pagëzohej prej tij, ia lë vendin e tij Zotit për të filluar Ai veprimtarinë e Tij shpëtimtare në botë (Mt. 3:1; 4:12. 17;Mk. 1:4; Lk. 3:2-3; Jn. 1:6;26). Pagëzori, në Himnografinë e Theofanisë dhe në përgjithësi në Traditën e Shenjtë orthodhokse, konsiderohet si kandil, i cili na përgatit dhe na drejton te Drita – Zoti (Shih: Lavdinë e Ajazmës sëMadhe. Lavdinë e Pasvargjeve te Mbrëmësorja e Theo- fanisë. Lavdinë e Mbrëmësores dt. 7 janar etj.). Mirëpo, kur erdhi Drita kandili u më- njanua, sepse ai e kishte kryer detyrën e tij.
Joani është dëshmitari i së vërtetës, i Mbretërisë së Perëndisë, por edhe i vetvetes. Për plotësimin dhe realizimin e detyrës ai ofroi jetën e tij. Pas pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, ai u arrestua, u burgos dhe më pas iu pre koka nga Irodh Antipa, për arsye se pak kohë më parë e kishte qortuar rreptë përjetën e tij të shthurur dhe imorale (Mk. 6:17-18. 27-28; Lk. 3:19-20). Pagëzori na shfaqi Krishtin në botë. Së pari, me pagëzimin dhe më pas, me burgosjen e tij. Irodhi i pamend i preu kokën, e martirizoi, por me këtë veprim të egër dhe barbar ai shfaqi Kokën e Kishës, Krishtin.
Shkrimi i Shenjtë dhe e gjithë Tradita jonë e Shenjtë na mësojnë se qëllimi i jetës dhe desti-
nacioni final i njeriut është një: takimi përfun- dimtar i tij me Perëndinë. Ftesën për këtë takim na e bën Zoti Krisht që nga momenti kur Joani uarrestuaederimë sot(Mt. 4:17;Mk. 1:15).
Jisui, pas arrestimit të Joanit, u largua nga Judea dhe shkoi në Galile (Mk. 1: 14; Lk. 4:14). Për të filluar veprimtarinë e Tij shpë- timtare zgjodhi qytetin e Kapernaumit (Mt. 4:13; Mk. 1:21; Lk. 4: 31). Në këtë krahinë, ku banonin fiset e Zavullonit dhe të Nefthalimit, u përmbushën fjalët e Isaias (Is. 8:23; Mt. 4:14-15). E gjithë bota, sipas tij, gjendej në errësirë shpirtërore, e cila simbolizon mëkatin dhe vdekjen (Is. 9:2; Mt. 4:16). Duke komentuar këtë fragment shën Joan Gojarti thotë: “…Bota nukpo ecte në errësirë,por po rrinte në errësirë. Që do të thotë, se bota i ishte dorëzuar errësirës dhe nuk shpre- sonte se do të dilte nga kjo situatë. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin dhe as që mundeshin të bënin diçka, prandaj kishin vendosur të qëndronin në errësirë. Papritur, për ta, u shfaq dikush, i cili jo vetëm që i ndriçoi dhe i nxori nga kjo errësirë, por që Ai ishte vetë Drita e botës, Drita e vërte-të… ”(J.P. Migne. HomiliaXIV, PG 57, 217). Jisu Krishti është Drita e botës (Jn. 9:5).
Që në Dhiatën e Vjetër Perëndia iu shfaq popullit izraelit me anë të dritës, e cila simbo- lizon praninë e Zotit. Kështu, Ai herë shfaqet si zjarr (Eks. 19:18; Deut. 4:11.15, Is. 4:5), ose si vetëtimë (Eks. 19:16; 20:18), dhe herë si re e shndritshme (Num. 9: 15-16), re zjarri
(Deut. 1:33, Is. 4:5; Ps. 78:14) apo si shtyllë e zjarrtë (Eks. 13:21-22; Sol. 18:3). Në Dhia- tën e Re, Lindja e Zotit (Lk. 2:9), Metamor- foza (Mt.17:2.5) dhe Pentikostia (Vep. 2:3), janë të mbushura plot me dritën e Perëndisë. Më pas, shenjtorët, të cilët përjetojnë jetën e Krishtit, janë të mbushur edhe ata plot me dritë. Prandaj, siç shfaqen në ikonografinë ortho- dhokse, mbi kokat e tyre ata kanë kurorë të shdritshme, e cila dëshmon praninë e va- zhdueshme të Zotit tek ata.
Jisu Krishti është Drita e vetme e botës, e cila ndriçon dhe shenjtëron çdo njeri që vjen në botë. Prandaj Kisha jonë përditë lutet: “…Le të shënohet mbi ne drita e fytyrës sate, që nëpërmjet saj të shohim dritën e paafrueshme…” (Shih: Uratën e Orës I). Bota, për aq kohë sa do të qëndrojë larg Krishtit, do të vazhdojë të jetë në errësirë dhe të endet nëpër labirinthe pa shpresë.
Sot, më tepër se kurrë, bota e zhvilluar dhe e kulturuar, e teknologjisë moderne, e elektro- nikës, ka nevojë për Dritën e Krishtit. Ndërsa ne që e kemi marrë, besimtarët (d.m.th. që jemi pagëzuar), le të përpiqemi ta rruajmë këtë dritë që na e dhuroi Krishti në Kishë me pjesë- marrjen tonë në misteret e saj. Të qëndrojmë në të dhe gjatë gjithë jetës sonë le të ecim me këtë dritë, duke kryer porositë e dëshirën e Tij, që të bëhemi Bij të Dritës (Ef.5:8).
Atë Kozma Sovjani