Në qoftë se vuan martirizime për besën tënde më Krishtin, “Jetët ose biografitë e shenjtorëve” do të të ngushëllojnë dhe do të të inkurajojnë, do të të forcojnë dhe do të të ngrenë peshë, sa që martirizimet e tua të kthehen në gëzim.
Je në ngasje; “Biografitë e shenjtorëve” do të të ndihmojnë ta mundësh edhe tani, edhe gjithnjë. Përsëri, në qoftë se gjendesh në rrezik prej armiqve të padukshëm, për shpëtimin tënd, “Biografitë e shenjtorëve” do të të armatosin me “gjithë armatimin e Perëndisë” (Efes 6,11) dhe ti do të luftosh dhe do t’i shpërndash të gjithë këta dhe tani dhe gjithnjë dhe gjatë gjithë jetës sate.
Kërko të gjesh veten tënde brenda në “Biografitë e shenjtorëve”. Akoma do të gjesh atje edhe ilaçet, me të cilat do të mundesh ta shërohesh nga të gjitha sëmundjet shpirtërore dhe ta bësh shpirtin të shëndetshëm përgjithmonë. Të shëndetshëm në të dy botët, në mënyrë që të mos ketë mundësi të të dëmtojë asnjëra vdekje.
Akoma do të gjesh brenda në “Biografitë e shenjtorëve” të gjitha ato që të nevojiten për të dy botët, të gjitha ato të nevojiten ty, o njeri, që je një qenie e pavdekshme, një qënie e përjetshme, një qënie perëndinjerëzore!
Leximi i “Biografive të shenjtorëve” lehtëson, i jep krahë shpirtit, sepse është Këshilltari më i mirë shpirtëror dhe udhëheqës i çdo kristiani. Bëhet dritë dhe ndriçon rrugët e jetës sonë, është një burim që me ujërat e freskëta të tij freskon, lehtëson dhe çlodh çdo udhëtar të kësaj jete. Pra, le të njohim shenjtorët tanë duke gjetur kënaqësi në jetët e tyre.
P. Xh.